Qendër e re shëndetësore në Maminas, Manastirliu: Nis puna për rindërtimin e 80 objekteve brenda 2018

Ndërtohet qendër e re shëndetësore në Maminas, një model i qendrave të kujdesit parësor, nga infrastruktura dhe shërbimi që ofron.

Është ndër qendrat më të mira të shërbimit Parësor dhe është një shembull I mirë se si bashkëpunimi I Ministrisë së Shëndetësisë me pushtetin vendor dhe biznesin, mund të sjellin rezultate të tilla në shërbim të komunitetit.

Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Duke shprehur angazhimin e Qeverisë për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në shërbimin shëndetësor Parësor, Manastirliu tha se ka nisur puna për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. 

Vetëm në qarkun e Durrësit rehabilitohen 6 qendra shëndetësore këtë vit, në kuadër të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave rindërtohen këtë vit.

Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Në qarkun e Durrësit këtë vit rikonstruktohen Qendra Shëndetësore nr 5, qendra shëndetësore nr 6 në plazh, pika e ambulancës në Porto-Romano, pika e ambulancës në Shetaj (Ishëm), qendra shëndetësore Shënavlash (Rrashbull) dhe qendra shëndetësore Derede në Krujë. Brenda vitit përfundon rindërtimi I 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.


​​​​​​​( Qendra e re shëndetësore në Maminas )


( Qendra e re shëndetësore në Maminas )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë