Qendër e re shëndetësore në Tufinë, Manastirliu: Shërbim shëndetësor cilësor në çdo komunitet

Mbi 4 mijë banorët e Tufinës, në periferi të Tiranës marrin sot shërbim me standarde, falë investimit për rehabilitimin e plotë të pikës së ambulancës Tufinë, të qendrës shëndetësore Dajt.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin e kryer në kujdesin parësor të kësaj zone periferike, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

“Programi ynë i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore po vijon në çdo komunitet, qendër dhe periferi, për të ofruar një standard të ri shërbimi në kujdesin parësor, edhe në bashkëpunim dhe me partnerët tanë, siç është rasti i ambulancës së Tufinës. Pjesë e këtij programi janë 100 qendra shëndetësore që do të rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu. 

Gjatë inspektimit në ambulancën e rehabilituar, Manastirliu tha se bashkëpunimi me Agjencinë Turke do të vijojë me autoambulancat që do të përmirësojnë shërbimin e urgjencës.

“Vijojmë jo vetëm investimin në infrastrukturë, por me Agjencinë Turke për Bashkëpunim, së shpejti pesë autoambulanca moderne do t’i shtohen shërbimit të urgjencës”, - tha Manastirliu.
Ambulanca Tufinë është një nga 7 pikat e ambulancave të Qendrës Shëndetësore Dajt, duke mbuluar me shërbim shëndetësor tashmë me një standard të ri, banorët e katër fshatrave: Tufinë,Tujan, Brrarë, Ferraj. 

320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit Maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës