Në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në vartësi të Komandës Mbështetëse, u zhvillua sot ceremonia e fillimit të punimeve për ngritjen e Qendrës së Rehabilitimit të Fëmijëve të Ushtarakëve me probeme në spektrin autikë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, prindër të fëmijëve autikë etj.
"Nëse kjo qendër që hapim sot shërben për vëmendjen, trajtimin profesional dhe mbështetjen, sfida jonë finale është integrimi i plotë i këtyre fëmijëve në shoqëri. Qëllimi ynë nuk është vetëm t'ju lehtësojmë sakrificat, apo t'ju qëndrojmë pranë, por që ta bëjmë së bashku këtë rrugë derisa të garantojmë plotësisht kushte dhe pranim të barabartë në shoqëri, ky është destinacioni ynë final", nënvizoi ministrja Kodheli.
Në përfundim të fjalës së saj, Kodheli theksoi se " sfida jonë e përbashkët është që ne nuk duhet t'i lemë vetëm prindërit e fëmijëve autikë. Ne nuk do të marim pagesë për sakrificën njerëzore të çdo prindi që çdo ditë përballet me këtë problem. Kjo do të jetë një qendër, që do t'i ofrohet falas ushtarakëve të FA dhe do të jetë thjesht dhe vetëm një start i mirë për iniciativa të ngjashme kudo nëpër Shqipëri".
Ministrja e Mbrojtjes siguroi se trajtimi në këtë qëndër do të jetë falas. Kodheli shtoi gjithashtu se ka nisur bisedimet me ministrin e Brendshëm,Saimir Tahiri, për të shqyrtuar mundësinë e zgjerimit dhe trajtimit në të edhe të fëmijëve të efektivave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë probleme me spektrin autik. /atsh/
/Shqiptarja.com