TIRANE - Qendra e Tiranës ka mbetur për disa orë pa energji mbrëmjen e djeshme për shkak të një defekti. CEZ-Shpërndarje njoftoi se zona pranë “Torre Drinit”, sheshi “Avni Rustemi”, rruga “Tefta Tashko” deri te zona e njohur si Brryli, mbeten pa energji.

Sipas kësaj kompanie, grupet e punës kanë punuar për rikthimin e shpejtë të energjisë, por kjo ka zgjatur për disa orë.

Kohët e fundit defekte të shumta janë shkaktuar në disa zona në kryeqytet, kryesisht për shkak të punimeve në disa rrugë të kryeqytetit. Punimet kanë shkaktuar dëmtime të kabllove elektrike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)