Qendra Kombëtare e Librit shpall 2023-shin vitin e Petro Markos! Vajza Aranita Marko: Babai si shkëmbi ngrihet më i fortë

“Babait i pëlqente noti. Sa herë shkonim në Himarë më kujtohet kur isha e vogël që shihja plot frikë kur ai zhytej e humbiste në det, deri sa të shfaqej. Më dukej sikur do të humbiste, por ai shfaqej i buzëqeshur”. Me këto fjalë Aranita Marko, e bija e shkrimtarit Petro Marko, analizoi në mënyrë metaforike historinë e Petro Markos në letërsinë shqipe, ku pavarësisht censurës dhe përjashtimit që veprat e tij kanë pasur në kohë nëpër biblioteka, ai shfaqet gjithnjë më i fortë. “Ai është si shkëmbi shfaqet më i fortë”, tha Aranita.

Viti 2023 është shpallur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë si Viti i Petro Markos. :Përgjatë këtij vit, do të nderojmë kontributin e tij  në letrat shqipe, përmes aktiviteve të ndryshme, leximeve, konferencave, ekspozitave, botimeve në Shqipëri dhe Kosovë.Në vitet 1950-1960 Petro Marko ishte romancieri më popullor dhe vazhdoi të ishte ndër më popullorët, edhe kur romanet e tij ishin mbyllur në biblioteka si të papërshtatshme. Koha e leximit të tyre, për shkak të shëndrrimeve rrënjësore të horizontit të pritjes, është e ndarë në dy periudha: me censurë dhe pa censurë. Fati i familjes Marko është ndoshta nga më tragjikët në historinë e shkrimtarëve të ish vendeve komuniste”, tha drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli. Pirro Misha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare tha se ky është një rast për të nderuar një figurë të lartë të letërsisë shqipe, i cili nuk ka pasur vëmëndjen e merituar.  Për shkrimtarin folën dhe kritikët Behar Gjoka, Ben Andoni, shkrimtari Ylljet Alicka.

Petro Marko është një ndër figurat e rëndësishme të letërsisë shqipe, i njohur më së shumti me romanet “Hasta la vista” dhe “Nata e Ustikës”. Pas viteve 90-të u botua dhe libri i tij autobiografik “Intervistë me vetëveten”, i lënë në dorëshkrim nga vetë shkrimtari.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren