FUSHE-KRUJE- Pas mbajtjes së meshës dhe zhvillimit të takimeve me ipeshkvinjtë dhe krerët e besimeve të tjera fetare, Papa Francesku do të zhvillojë një takim me fëmijët e qendrës “Betania” në orën 18:30. E ndërsa të gjithë në këtë qendër janë në pritje të vizitës së Atit të Shenjtë, “A1 Report” përcjell emocionet e presidentes së kësaj shoqate, Antonietta Vitale.
Përse mendoni se ka zgjedhur Papa këtë qendër ?
Jemi të nderuar për këtë qe ai ka bërë. Kemi kohë që jemi përgatitur. Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar. Pse na ka zgjedhur ne? Sepse ndoshta ai njeh realitetin e “Betanias” dhe në Itali ne kemi strehuar shumë shqiptarë kur vinin me gomone. Tani ata janë rritur dhe janë bërë prindër dhe kanë fëmijë. Ai do të shohë etnitë dhe religjionet të jenë së bashku. Si mos jemi të privilegjuar, jemi të nderuar për vizitën e tij, kjo është dhurata më e mirë që zoti mund të na jepte. Fëmijët këtu janë të mbushur plot me lumturi këtu dhe e tregojnë në çdo gjest të tyrin.

(Në foto/Antonietta Vitale)
Maria Teresa Martinelli, vullnetare në këtë qendër thotë se vizita e Papës në qendrën "Betani" është një emocion i madh, dhe shton se përgatitjet kanë filluar prej disa muajsh.
“Unë jam nga të parat vullnetare edhe në Itali. E kemi ngritur gjithçka nga e para për të bërë diçka për njerëzit, jo vetëm të luteshim, dhe kështu lindi shoqata në vitet ‘90. Kur e morëm vesh për ardhjen e Papës ka qenë kënaqësi e pamasë, kemi mbetur pa fjalë në momentin që e morëm vesh. Kemi disa muaj që përgatitemi dhe ka qenë një tjetër kënaqësi edhe përgatitja. E morëm vesh para pak muajsh kur Papa e tha në Shën Pjetër që do shkonte në Shqipëri. Jam personalisht shumë e kënaqur që Papa zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë në Europë për të vizituar. Jam e lumtur për ju që jeni të parët por edhe për ne. Është sikur zemra te gufon nga kënaqësi”, u shpreh Maria Teresa Martinelli.

(Në foto/ Maria Teresa Martinelli)
Një ndër shtatë fëmijët e parë të ardhur në këtë qendër, Mirian Jani, i cili tani është 23 vjeç, tha se vizita e Papës është përmbushje e të gjitha mundimeve e sakrificave që është bërë në këtë qendër për fëmijët në nevojë.
“Ardhja e Papës është përmbushje e të gjitha mundimeve e sakrificave që kanë bërë këta njerëz për të na rritur neve si fëmijët e mirëpritur këtu. Por dhe për ne është diçka e madhe. E kemi marrë vesh nga mesi korrikut për vizitën e tij. Për mua është diçka e paimagjinueshme. Do e kuptoj atë që po ndodh këtu kur ai të ketë ikur. Do kem fatin dhe nderin t’i tregoj historinë time atij si përmbledhje e të gjithë atyre fëmije që janë këtu si dëshmi dhimbjeve e mundimeve të jetës së tyre. Unë kam lindur në Korçe në 1991, pas ndarjes së prindërve vajta në Përmet në vendlindjen e nënës sime, pastaj erdha në 5 shkurt 1999 këtu. Kujtimi i ardhjes së Papa Franceskut do të jetë më i bukuri pasi s’te jepet mundësia gjithmonë t’i afrohesh një pape është e madhërueshme. Ardhja e tij konsiderohet për mua piku i takimeve të mia me njerëz të famshëm. Jam shumë i emocionuar, ai është Papa dhe është ndihmësi dhe Krishti në tokë, sidomos për ne katolikët”, u shpreh Mirian Jani.

(Në foto/ Mirian Jani)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO