TIRANE, 11 Dhjetor /ATSH/- Kjo javë shënon në mbarë botën Javën e Edukimit me Shkenca Kompjuterike (8 - 12 dhjetor) dhe në kuadër të kësaj dite, të enjten në Tiranë u organizua një takim i veçantë sensibilizimi për rolin e teknologjisë dhe novacionit në zhvillimin e vendit.
Këshilltari i Ministres së Shtetit për Inovacion dhe Administratën Publike, Lorenc Bako, i pranishëm në këtë akvitet që u organizua nga Microsoft Albania dhe Qendra Protik, u shpreh se, me programet e inovacionit, ne po ndihmojmë të rinjtë në Shqipëri që nëpërmjet përdorimit të shkencave kompjuterike në arsim të jenë jo vetëm përdorues të teknologjisë, por edhe të krijojnë vet teknologjinë. "Nxënësit duke mësuar kodimin i mundësojnë vetes që të krijojnë teknologjinë vet, jo vetëm të jenë përdorues të saj", tha ai.
Gjatë Javës së Edukimit në Shkencat Kompjuterike, secili nga nxënësit e shkollës teknike elektrike Gjergji Canco dhe Emin Duraku po trajnohen dhe mësojnë gjuhën e kodimit dhe po krijojnë lojra të ndryshme, të cilat do t'i prezentojnë në aktivitetin përmbyllës më datë 11 dhjetor 2014. Kodimi po realizohet nëpërmjet programeve dhe burimeve Microsoft (p.sh., Microsoft TEALS, TouchDevelop, Kodu Cup, dhe Imagine Cup) dhe trajnimet realizohen së bashku me Qendrën Protik.
Sllogani i fushatës Ora e Kodit këtë vit është "Ka një fillim për secilin prej nesh" dhe ky sllogan po apelohet fort nga liderët e shumë kompanive të njohura botërore e,xh//a.ke/









