Rrashbull të Durrësit është rikonstruktuar plotësisht qendra shëndetësore e zonës, duke sjellë ambiente të reja dhe pajisje moderne për shërbimet mjekësore.

Qendra e re do t’u shërbejë 5,462 banorëve të Njësisë Administrative Rrashbull, të cilët tashmë do të kenë akses më të afërt në kujdesin shëndetësor. 

Lajmi është konfirmuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Investimi ka përfshirë rikonstruksionin e plotë të godinës dhe pajisjen me aparatura të reja mjekësore, me synimin për të përmirësuar cilësinë e shërbimit për komunitetin.

Me këtë ndërhyrje, banorët e zonës do të marrin shërbime shëndetësore më pranë vendbanimit të tyre dhe në kushte më të mira.