Qendra tregtare Tirana East Gate ka festuar këto ditë njëvjetorin e hapjes së aktivitetit të saj.

Kjo është ditlindja e parë e qendrës më të madhe të këtij lloji në vendin tonë.

Zyra e shtypit e TEG-ut ka pohuar se, me këtë rast, në qendër ka patur me të vërtetë një "vërshim" njerëzish nga të katër anët e vendit, vizitorë e konsumatorë, po ashti si dhe nga Kosova dhe vise të tjera ballkanike të banuara nga shqiptarë. Sipas vlerësimeve të kësaj zyre, numri i tyre llogaritet në disa ditë në afro 200 mijë vetë.

Gjatë javës së "ditëlindjes" së parë, administrata e TEG ka krijuar disa "ishuj" aktivitetesh për të gjitha moshat, me 4 atriume me koncerte, artistë cirku, leksione patinimi, flashmob dance, etj, në një festë unike. Gjatë gjithë sezonit në vazhdim, vizitorët mund të përfitojnë nga ofertat e rastit.

(ad.ti/shqiptarja.com)