Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes me Jose Mourinho-n, trajnerin që qëndronte në krye të pankinës që prej 6 korrikut. Janë ekzaktësisht 895 ditë që portugezi i ka kaluar në qytetin e Manchesterit vetëm, pasi familja e tij qëndron në Londër. Vajza, Matilda, është diplomuar këtë verë në Universitetin e Arteve të Londrës, ndërsa djali Mourinho Jr luan për Fulham që prej prillit të 2017.
Sikundër veprojnë të gjithë pjestarët e United, Mourinho zgjodhi që gjatë kësaj periudhe në krye të klubit të mos jetonte në një rezidencë, por në hotelin “Lowery Hotel”.
Hoteli ka qenë akomoduar Mourinho
Në faqen online të këtij hoteli që ndodhet buzë lumit bie në sy fakti se një natë kushton 600 paund. Duke llogaritur të gjithë periudhën nën drejtimin e “djajve”, Mourinho ka paguar gjithsej 537,000 mijë paund vetëm për akomodimin në këtë hotel me 5 yje.
Në çdo kat të këtij hoteli ka një suitë me pamje nga lumi Irwell që përshkruhet si ‘ndenja e privatësisë në një apartament’. Të gjithë dhomat e “Lowery Hotel” janë të dizenjuara me një lloj arti abstrakt nga artisti I njohur ndërkombëtar Alan Rankle.