Një qen nga Lancashire, qytet në veri perëndim të Anglisë, arriti të gjente rrugën për në shtëpi, pasi ishte vjedhur në një pikë karburanti 2 milje larg qytetit.

Chopper, një 3 vjeçar i rracës Jack Russell, gjendej brënda një furgoni, i cili u vodh në një pikë karburanti në fshatin Read rreth orës lokale 07:30.

Padronja e tij Debbie Wallbank u shpreh se ende nuk ka mundur të gjejë furgonin, ama qeni kishte rendur për nga kopështi i shtëpise rreth orës 14:00. Ajo u shpreh se qeni nuk kishte pësuar asgjë dhe se ajo e kishte shpërblyer me një vakt të mirë me mish dhe kek.

"Ndihem kaq e lehtësuar që u kthye mbarapsht, tani e tutje nuk do tia ndaj sytë asnjëherë,"u shpreh ajo.

(ad.ti/shqiptarja.com)