VIJA PAZ, Argjentinë - Shprehja e famshme “Qeni është miku më besnik i njeriut” në këtë rast ka thyer rekord.

Prej gjashtë vitesh, qeni i pagëzuar nga pronari i tij me emrin Kapiten, nuk largohet nga varri i ish-pronarit të tij nga Argjentina, Miguel Guzman.

Kapiteni 13 vjeçar largohet vetëm për t'u ushqyer e për të pirë ujë, ndërsa pjesën tjetër të kohës e kalon duke qëndruar mbi varrin e të zotit të tij, i cili ndodhet në varrezat publike të qytetit të Vija Pazit.

Kapiteni ishte dhurata që ish pronari i tij, i cili vdiq në 2006 bleu për djalin e tij (në 2005), ndërsa vetëm një vit më vonë ndërroi jetë si pasojë e një infarkti.

Familjarët kanë tentuar shpesh herë që ta rikthejnë qenin në shtëpi, por ai ka refuzuar të pranojë diçka të tillë teksa ka zgjedhur të qëndrojë krah ish pronarit mbi varrin e tij.

(Gre.M/Shqiptarja.com)