Qeveri teknike me kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përflitet emri i Talant Xhaferrit

Qeveri teknike me kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përflitet emri i Talant Xhaferrit

Mbledhja e partive politike në Maqedoninë e Veriut

Në janar të vitit 2024, mund të kemi një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Njëqind ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në 8 maj, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kyrministër shqiptar i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Një prej emrave që përflitet për të qenë kryeministër i qeverisë teknike është kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Mësohet se qeveria teknike do të formohet në 28 janar 2024. Kështu kanë vendosur të hënën partitë politike të Maqedonisë së Veriut në një takim të thirrur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili është njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet.

“Duke pasur parasysh afatet ligjore dhe festat fetare që janë në këtë periudhë, ne u pajtuam për këto data të zgjedhjeve. Më në fund, pas 17 vjetëve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare dhe kjo flet për politika të mira të Qeverisë”, tha Kovaçevski.

VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë qeveri teknike, e cila po praktikohet në tri ciklet e fundit zgjedhore bazuar në atë që njihet si “marrëveshja e Përzhinës”.

“Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kovaçevski tha se në takim me partitë politike kishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, përkatësisht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe çështje tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipas partive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesa e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Opozita shqiptare, që përbehet nga tri parti politike, kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra, para datës tashmë të caktuar nga partitë e tjera, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga partitë e tjera.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen