Me një Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 11 nëntor, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, një fond shtesë prej 12 milionë lekësh, për shpenzime korrente, në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Fondi i sipërpërmendur do të përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për përballimin e shpenzimeve administrative dhe çmimeve fituese të lojës promocionale, të quajtur “Loja e kuponit tatimor”. Kjo lojë do të organizohet nga data 15.11.2015 deri në fund të këtij viti, në kuadër të nismës kundër informalitetit.

Rregullat e organizimit e të funksionimit të lojës, kategoritë e përfituesve, masa e përfitimit për çdo kategori dhe specifikime të tjera për këtë lojë do të rregullohen sipas legjislacionit në fuqi për lojërat e fatit.

Kuponi tatimor nuk do të jetë më vetëm një shkresë për të vërtetuar mallin e blerë, por dhe një mundësi për të fituar lotarinë. Pas aksionit për formalizimin e biznesit, Ministria e financave ka përzgjedhur edhe këtë rrugë për të joshur blerësit që të kërkojnë kuponin për çdo blerje.

Fituesit e parë do të shpallen pak para fundit të vitit 2016.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)