Qeveria do garantojë 138 milionë euro të ardhura për 10 vjet për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës

Qeveria do garantojë 138 milionë euro të ardhura për 10 vjet për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës

Projekti i aeroportit të Vlorës

Në udhëzimin që qeveria ka nxjerrë për ofertuesit potencialë lidhur me Aeroportin e Vlorës i cili parashikohet të ketë një kosto rreth 87 milionë euro, nuk është harruar pjesa e garantimit të trafikut.

Një situatë  e ngjashme në negociatat e vitit të shkuar me turqit që shprehën interes çuan pikërisht në mosarritjen e një marrëveshjeje por konsulenti edhe në këtë rast ka nënvizuar se skenarët që merren në analizë tregojnë për risqe të larta çka e bën përfshirjen e garancisë si një instrument.

Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion te “Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash.

Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulet kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit “thuhet në dokument.

Kështu referuar tabelës parashikohet që të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2  për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 140 milionë euro.

Në rast të tejkalimit të të ardhurave të parashikuara në rastin optimist, atëherë të ardhurat mbi nivelin e parashikuar do të ndahen në raport 50:50 me shtetin.

Ofertuesit potencialë duhet që të përmbushin një listë të gjatë me kushte ku ndër të tjera ajo për vlerën neto.

“Ofertuesi, (nëse nuk është Bashkim i Perkohshem i Shoqerive) – apo filiale të Ofertuesit – duhet të provojë që ka patur një vlerë neto prej të paktën 100 (njëqind) milion EURO apo ekuivalent gjatë 3 (tre) viteve të fundit fiskale.

Nëse Ofertuesi është Bashkim i Perkohshem i Shoqerive, ai duhet të vërtetojë që vlera e përgjithshme neto e pjesëtarëve të Bashkimit te Perkohshem te Shoqerive është 100 (njëqind) milion EURO apo ekuivalent gjatë 3 (tre) viteve të fundit fiskale dhe të paktën 80 (tetëdhjetë) milion EURO gjatë gjithë kohës për Pjesëtarin Financiar apo Drejtuesin e Bashkimit të Shoqërive.

Vlera neto do të llogaritet: Vlera neto = (totali i aktiveve) minus (totalin e detyrimeve)” thuhet në dokument/Monitor.

Foto nga të ardhurat

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 22/12/2019 01:12

    MOS HARRONI SE aeroport do vlora por dhe saranda,,,shkodra,,korca,,kurse per gjirokastren duhet nje aeroport I vogel turistik...po nuk I beme keto aeroporte ne keto qytete kryesore,, nuk do arrijme te marrim nje numer te madh turistesh,....

    Përgjigju
  • redi: 20/12/2019 19:55

    Cfare kontrate eshte kjo qe shteti duhet ti garantoj koncensionarit 136 milon euro per 10 vjet? Kjo qeveri e filloi me PPP dhe do e mbaroj me PPP ,kur arka e shtetit te mos kete me para.Pse nuk e nderton vet shteti dhe te siguroj vetem menaxhimin nga te huajt dhe nuk do paguak kot miliona tek koncensionari?Shqiperia e PPP do kete nje prespektiv te zymte dhe nuk do kete fuqi te paguaj koncensionet n3 te ardhmen.SPAKU duhet te hetoj te gjitha kontratat koncensionare dhe po doli qe jane ne dem te popullit te shkojne ne burg te gjith ato qeveritar e kryeministra qe nuk i dhimsen parate e taksa paguesve shqiptar.PS eshte parti social demokrate dhe ka nje balance te rregullt shtet privat ,kurse Rilindja nuk e perfill shtetin duke dhene me PPP dhe sherbimet publike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare