Qeveria e Kosovës i dërgon Kuvendit
projektligjin për Gjykatën Speciale

Qeveria e Kosovës i dërgon Kuvendit<br />projektligjin për Gjykatën Speciale
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të sapombajtur unanimisht vendosi që t'i dërgohen Kuvendit të Kosovës për informim dy projektligje që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale dhe vlerësoi punën e grupit të angazhuar si shumë të përgjegjshme.

Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për t'i dërguar si informatë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë dhomave të vecanta të specializuara, ishin në axhendën e njoftuar nga kryeministi Isa Mustafa, në hapje të mbledhjes.

Ministri i Drejtësisë, Haredin Kuçi njohui qeverinë për këtë çështje, rreth së cilës folën edhe kryeministri Mustafa dhe zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi
Ministri Kuçi fillimisht sqaroi se "nuk është shqyrtim i miratimit të projektligjeve, por informatë me përmbajtjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës".

Ai tha se procesi i trajtimit të projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili është hartuar krejtësisht nga BE-ja me themelimin e grupit teknik te Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pas fjalës së Kuçit, kryeministri Mustafa tha se është bërë një punë me përkushtim shumë të madh nga grupi kosovar teknik, i ekspertëve, në përpjekjet në biseda me Brukselin që ligji maksimalisht t'u përshtatet kushteve të Kosovës.

"Një kontribut i madh i grupit ka qenë edhe heqja e shprehjes -fjalës gjenocid nga ligji që e përmbante më parë", tha Mustafa.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Thaçi po ashtu theksoi vlerësimin e lartë për punën që ka bërë grupi punues në krye me ministrin Kuci, e në vecanti heqjen e termit gjenocid që ka qenë i përfshirë në propozimet e para.

"Shpresoj që edhe në Kuvendin e Kosovës do të ndërtohet një konsensus sa më i gjerë poltik", u shpreh Thaçi.

Në, 20 janar Presidenca njoftonte se ishte zhvilluar takimi i parë i ekipit teknik për shqyrtimin e legjislacionit të pranuar nga BE-ja, për formimin e Gjykatës Speciale. Grupi teknik do të jetë i përbërë nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e udhëheqësit të Ekipit, ministri i FSK-së, Haki Demolli, ministri i arsimit, Arsim Bajrami, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci, u.d. i kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha (që ishte atëherë), këshilltari për çështje ligjore të Presidentes, Selim Selimi, si dhe ekspertja, Donika Qerimi. Në këtë takim u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet legjislative të ndërlidhura me dhomat e specializuara, në kuadër të veprimeve dhe obligimeve institucionale sipas miratimit të Kuvendit të Kosovës.

Ekipi teknik u takua për herë të parë pas pajtimit të udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës për krijimin e tij dhe shqyrtimin e dokumenteve të nevojshme.
Njoftohej se ekipi teknik do të takohet në baza të rregullta dhe do të diskutojë çështjen e legjislacionit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare me ekipin e Bashkimit Evropian, të mandatuar për planifikim të operacionalizimit të Gjykatës Speciale.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604