Qeveria e re në Serbi, Ivica Daçiç zgjidhet Ministër i Jashtëm

Qeveria e re në Serbi, Ivica Daçiç zgjidhet Ministër i Jashtëm

Ivica Daçiç

Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste e Serbisë kanë bërë publikë emrat e ministrave të Qeverisë së re të Serbisë, që do të udhëhiqet nga Ana Bërnabiç. Lideri i socialistëve, Ivica Daçiç, do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kryetar i Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë dhe zëvendëskryeministër i parë. Ai rikthehet pas dy vjetësh në krye të diplomacisë serbe.

Branisllav Shashiç, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Informacionit (BIA) do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme të Serbisë. Millosh Vuçeviç, ish-kryetari i Novi Sadit dhe anëtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Sinisha Malli do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Financave dhe po ashtu do të jetë edhe zëvendëskryeministër. Ndërkaq, Maja Popoviç po ashtu do të vazhdojë të jetë ministre e Drejtësisë. Ndryshime ka në udhëheqjen e disa dikastereve të tjera, përfshirë Ministrinë e Integrimit Evropian, atë të Infrastrukturës, Energjisë dhe Tregtisë.

Qeveria e re serbe po ashtu do të ketë edhe ministra pa portofol, por edhe dy ministra nga radhët e minoriteteve. Husein Memiç do të jetë ministër i Turizmit dhe Rinisë. Memiç ishte bartës i listës së Partisë Demokratike të Sanxhakut. Ndërkaq, Tomisllav Zhigmanov, kryetar i Unionit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, do të udhëheqë Ministrinë për të Drejtat e Minoriteteve dhe Dialogut Social.

Partia Përparimtare dhe ajo Socialiste kanë numrat e nevojshëm në Parlament për të formuar Qeverinë. Parlamenti pritet të zgjedhë Qeverinë e re javën e ardhshme. Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri, apo katër më shumë sesa ekzekutivi paraprak.

Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare më 3 prill. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve u shpallën më 5 korrik për shkak se në disa qendra të votimit në jug të Serbisë u përsëritën zgjedhjet./REL

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 25/10/2022 19:32

    Pedofili ministër gjakpirës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?



×

Lajmi i fundit

VIDEO rrëqethëse! Nëna nën rrënojat e tërmetit sjell në jetë foshnjën, por vetë vdes! Qytetari merr të sapolindurin në duar

VIDEO rrëqethëse! Nëna nën rrënojat e tërmetit sjell në jetë foshnjën, por vetë vdes! Qytetari merr të sapolindurin në duar