Një ish- agjent i FBI-së kundër terrorizmit ka thënë se të gjitha thirrjet telefonke përgjohen nga qeveria e SHBA-së, për të monitoruar qytetarët e vet.
Tim Clemente ka thënë për CNN se të gjitha bisedat telefonike janë në dispozicion të hetuesve.
Ai është shprehur se ka mënyra të ndryshme në hetimin e sigurisë kombëtare për të gjetur saktësisht se çfarë është thënë në një bisedë.
"Kjo nuk është domosdoshmërisht diçka që FBI-ja do ta paraqesë në gjykatë, por ajo mund të ndihmojë të çojë hetimin e saj. Të gjitha komunikimet digjitale në të kaluarën janë ruajtur dhe regjistruar", tha ish agjenti i FBI
Inxhinieri Mark Klein zbuloi se kompania AT e kishte ndihmuar të ndërtonte një rrjet të veçantë për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar që të kenë qasje të plotë ndaj të gjitha të dhënave rreth thirrjeve telefonike.
(b.sh/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com