Ditën e sotme grupet koordinuese të qeverisë së Shqipërisë dhe e Kosovës janë takuar në sallën ovale të pallatit të Kongreseve në Tiranë në një mbledhje të përbashkët.
Takimi i sotëm pason atë të 26 Nëntorit të vitit 2018 dhe në mbledhjen e somte pritet të diskutohet pikërisht me marrëveshjet e nënshkruara në atë takim. Ky nuk ka qënë në nivel kryeministror, por është drejtuar nga Kordinatori i dy qeverive, Fatmir Limaj dhe zv.kryeministri, Erion Braçe. Nën cilësinë Kodrinatorit të dy qeverive Limaj tha se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të realizohen marrëveshjet e bëra në takimin e Pejës.
"Ajo që them me kënaqësi është se nga 4 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive në Pej ka patur progres. Duhet të dimë ku jemi me katër marrveshjet e nënshkruara. Qershori duhet të jetë afati i fundit i fillimit të marrveshjeve në Pejë. Në këtë aspekt shpresoj që kolegët tanë ministra sot do të njoftojnë për hapat dhe shakllën e 4 marrëveshjeve. Më pas ne të raportojmë tek kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Kosovës për të eleminuar pengesat. Duhet ti japim peshën e duhur dhe të bëjmë një rishikim çafrë kemi bërë deri më tani", ka thënë ai.
Ndërkohë zv.kryeministri Braçe ka kujtuar se kanë kaluar 5 vite nga mbledhja e parë e përbashkët të dy qeverive në Prizren, ku u nënshkrua dokumenti bazë i partneritetit strategjik. Ai ka thkesuar se puna mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të fokusohet në katër fusha të mëdha.
"Ne kemi kaluar nga përafrimi i legjislacionit mes dy vendeve tona dhe me BE-në, në zbatimin e qartë të marrëveshjeve të arritura. Puna jonë dhe sfidat kryesore janë në 4 fusha të mëdha: tregu, shërbimet dhe lëvizshmëria, siguria, kultura dhe diaspora dhe aksioni diplomatik dhe bashkëpunimi politik. Me Kosovën po punojmë fortë për krijimin e ekonomisë së përbashkët në rajon, për tregëtin dhe lëvizjen e njërëzve. Pas më se një viti përpjekje nënshkruam roaming me Kosovën dhe me datën 1 korrik të këtij viti do të ketë efekte rale të tarifave telefonike" tha numri dy i qeverisë shqiptare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
KQZ bllokoi ‘Paketën e Maleve’ e pr. ligjin për TVSH në Bujqësi, Kuvendi e ankimon në KAS: Vendim i padrejtë (DOKUMENTI)
17 Shkurt, 09:43
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Kos batuta me Ramën: Mezi pres të vij në Tiranë, i futem detit me not për të pasur marrëdhënie të mira me BE! Kryeministri: Ta bëjmë Brukselin të notojë (VIDEO)
16 Shkurt, 13:27
-
Rama kritika BE për zgjerimin: Po ecën ngadalë, ndani mendjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor! Zgjedhja e Trump, akti më bujar i Zotit kundrejt Europës
16 Shkurt, 11:57
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43