Qeveria: Edhe Berisha në 2009
bleu ambulanca tek kjo kompani
Qeveria ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për blerjen e ambulancave nga Ministria e Shëndetësisë tek i njëjti biznesmen ku gjithashtu do të merren dhe makinat “Jakuar” për ministrat.
Qeveria ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për blerjen e ambulancave nga Ministria e Shëndetësisë tek i njëjti biznesmen ku gjithashtu do të merren dhe makinat “Jakuar” për ministrat.
Sipas kundërpërgjigjes së publikuar në faqen “transparenca.al” thuhet se, “ndryshe nga pretendimi i opozitës se fondi i është akorduar një kompanie të paracaktuar, pra pa zhvilluar tender, procedura e prokurimit ka qenë elektronike dhe e hapur” dhe tenderi është zhvilluar në vitin 2014.
Madje theksohet se dhe qeveria “Berisha” në vitin 2009 ka përzgjedhur të njëjtën kompani për të sjellë në Shqipëri 18 autoambulanca.
Me një fond prej 150 milionë lekësh, qeveria thotë se ka blerë 20 autoambulanca me të cilat u pajisën për herë të parë pas 12 vitesh 20 spitale rajonale.
Reagimi i plotë: Investimi i fundit në sektorin e transportit në shërbimin shëndetësor, të cilin përmend deputetja Eleina Qirici, i përket vitit 2014 kur u blenë 20 autoambulanca për shërbimin shëndetësor dhe iu shpërndanë 20 spitaleve në mbarë vendin. Fondi prej 150 milionë lekë për blerjen e këtyre 20 autoambulancave, u bë i mundur me Aktin Normativ nr. 1, datë 17 shtator 2014.
Falë kësaj procedure, janë pajisur për herë të parë me autoambulancë, pas 12 vjetësh, spitalet rajonale të Shkodrës dhe Gjirokastrës, spitalet e Bulqizës, Kolonjës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Kuçovës, Pukës, Krujës, Skraparit, Librazhdit, Përmetit, qendra shëndetësore e Himarës dhe Klinika Qeveritare Tiranë.
Ndryshe nga pretendimi i opozitës se fondi i është akorduar një kompanie të paracaktuar, pra pa zhvilluar tender, procedura e prokurimit ka qenë elektronike dhe e hapur prej datës 23 tetor 2014. Në këtë garë kanë marrë pjesë pesë operatorë ekonomik, nga të cilët tre prej tyre nuk dorëzuan ofertë. Në përfundim të procesit të hapur elektronik, më datë 19 nëntor 2014 fitues u shpall operatori ekonomik “Classic”, me vlerë 149,640,000 lekë (me TVSH).
Specifikimet teknike të procedurës së prokurimit ishin të njëjta me ato që u hartuan nga japonezët për procedurën e zhvilluar për blerjen e autoambulancave të Grantit Japonez në Dhjetor 2009 – JICA – nga Ministria e Shëndetësisë në nëntor 2014.
Gjithashtu vlen të theksohet se kompania fituese zotëron eksperiencë në këtë fushe, pasi në vitin 2009 është përzgjedhur nga qeveria e kaluar për të sjellë në Shqipëri 18 autoambulanca.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02