TIRANE- Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar dhe të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, "Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme Financimin nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor publik.
Shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor publik përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ofrohen nëpërmjet qendrave shëndetësore. Qendra shëndetësore është institucion i shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor, publik, jofitimprurës, me llogari bankare të veçantë, që përfshin të gjithë rrjetin e dhënësve të shërbimit në varësi të saj. Qendra shëndetësore funksionon në bazë të statutit tip të saj, të miratuar nga ministri i Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë përcakton strukturën e qendrës shëndetësore duke parashikuar personelin shëndetësor dhe atë mbështetës. Norma e mbulimit të popullsisë nga personeli shëndetësor i qendrave shëndetësore përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë. Qendra shëndetësore përfaqësohet në marrëdhënie me të tretët nga drejtori i qendrës shëndetësore, i cili përzgjidhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga ministri i Shëndetësisë. Qendra shëndetësore e ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me standardet e shërbimit, treguesit e cilësisë dhe të performancës dhe në përputhje me përcaktimet e udhërrëfyesve dhe protokolleve të praktikës klinike kombëtare (PKK). Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratat me qendrën shëndetësore për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tyre. Fondi nuk financon shërbime të tjera, përveç atyre që ka paketa. /ATSH/
/Shqiptarja.com