Qeveria, fonde shtesë për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit 185/2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2014 të bëhet rishpërndarja e fondeve ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Kulturës t'i shtohen fondi prej 6 303 004 (gjashtë milionë e treqind e tre mijë e katër) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë punimesh në zbatim të projektit "Për rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve", dhe fondi prej 10 439 196 (dhjetë milionë e katërqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve për projektin "Për realizimin e Qendrës Mediatike në Pallatin e Kongreseve".
b) Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare t'i pakësohet fondi prej 16 742 200 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e dy mijë e dyqind) lekësh, për rishpërndarjen e tij në buxhetin e Ministrisë së Kulturës.

2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. /a.ke/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve