"Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të vitit 2013, t’i shtohet një fond prej 521.000.000 lekësh, nga i cili 45.000.000 lekë, për shpenzime personeli, për kryerjen e pagesave për komisionerët e KZAZ-ve, qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit;
436.000.000 lekë, për shpenzime operative, për projektet SEN dhe SEV dhe 40.000.000 lekë, për shpenzime për investime", thuhet në vendimin përkatës, të miratuar dje nga anëtarët e qeverisë ‘Berisha’.
Sipas këtij vendimi, do të ngarkohen ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e tij. Shuma në total është e barabartë me shifrën, e konvertuar në valutë të huaj, të 3.7 milionë eurove.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)