Qeveria i detyron, tregtarët do të afishojnë konsumin dhe emetimin e gazrave të makinës që do blini! Drafti: Konsumi do matet për 100 km

Qeveria i detyron, tregtarët do të afishojnë konsumin dhe emetimin e gazrave të makinës që do blini! Drafti: Konsumi do matet për 100 km

Së shpejti qytetarët do të kenë informacion të detajuar për makinën që duan të blejnë, duke filluar nga kilometrat, tek shpenzimi si dhe shkarkimi në mjedis. Në një draft të hartuar dhe propozuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se tregtarët e makinave të reja që shiten për herë të parë duhet të informojnë blerësin mbi kilometrat dhe konsumin e karburantit.

Ky informacion që pritet të jetë i detyrueshëm prej 1 janarit 2023, duhet të afishohet në vend të dukshëm në pikën e shitjes së mjeteve dhe duhet të jetë i lexueshëm e i kuptueshëm nga të gjithë.

“Përcaktimin e masave për sigurimin e informacionit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 nga autoveturat e reja, të cilat ofrohen për shitje ose për dhënie më qira në Republikën e Shqipërisë. Ky informacion u vihet në dispozicion konsumatorëve me qëllim:

a) që t’i mundësojë konsumatorët të bëjnë një zgjedhje të bazuar në informacion, si dhe

b) promovimin e blerjes ose dhënies me qira të autoveturave, që përdorin më pak lëndë djegëse dhe në këtë mënyrë shkarkojnë më pak CO2 në mjedis”, thuhet në draftin e hedhur për konsultim publik.

Çdo tregtar makinash për çdo mjet duhet të disponojë dhe të afishoj 4 të dhëna kryesore.

“Dokumentacioni promocional mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 për çdo model të ri autoveture në shitje, përfshin:

a) etiketën mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2;

b) manualin mbi konsumin e karburantit dhe shkarkimet e CO2;

c) afishimin/ posterin për shitjen e autoveturave të reja;

d) materialet promocionale”, thuhet në draft.

Qytetari duhet të informohet mbi konsumin e karburantit të shprehur në litra për 100 kilometra.

“Vlera e konsumit zyrtar të lëndës djegëse shprehet në litra për 100 kilometra (l/100 km), ose një kombinim i përshtatshëm i tyre dhe shprehet deri me një numër pas presjes dhjetore. Shkarkimet specifike zyrtare të CO2 jepen në gram për kilometër (g/km) të rrumbullakosura në numrin e plotë më të përafërt”, vijon më tej drafti.

Një vendim i tillë pritet të ketë ndikim pozitiv tek qytetarët të cilët do të kenë më shumë informacione mbi mjetin që do të blejnë.

Projektvendim "Për masat lidhur me sigurimin e informacionit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 gjatë marketingut të automjeteve të reja”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë