Qeveria i jep statusin e investitorit special biznesmenit kosovar, do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin! 70 mln euro investimi

Qeveria i jep statusin e investitorit special biznesmenit kosovar, do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin! 70 mln euro investimi

Qeveria ka dhënë statusin e veçantë investitor në strukturë akomoduese me 5 Yje „Dukagjin Group”, SH.P.K me pronar Ekrem Lluka. Biznemeni kosovar rezulton të jetë dhe pronari i RTV Dukagjini.

Dukagjini parashikon – do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin të Lezhës me vlerë investimi, 70 mln euro.

Më 7 maj 2024 Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Dukagjini Resort” me subjekt aplikues "Dukagjini Group Sh.p.k"

Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik, ku do të ketë një hotel me 5 Yje me 140 dhoma si dhe njësi akomoduese, së bashku me ambiente shërbimi si restorante, kazino dhe park ujor në Bashkinë Lezhë. Projekti do të realizohet në një sipërfaqe totale prej 59,014 m2, në Shëngjin.

Vlera e investimit për projektin e propozuar parashikohet të jetë 70,200,000 Euro (shtatëdhjetë milion e dyqind mijë) Euro.
 Numri i të punësuarve parashikohet të jetë 218  punonjës. 

 Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Dukagjini Resort”, për një periudhë 3 (tre) vjeçare. Me këtë status i ofrohet asistencë në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike si dhe lehtësira fiskale.

Ndërkohë prokuroria e Kosovës, njoftoi pak ditë më parë se kishte nisur një hetim për falsifikim dokumentesh e pastrim parash, për të cilën po hetohej dhe biznesmeni Ekrem Luka, pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njëri prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi.

V e n d i m
për
Dhënien e statusit të veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “dukagjini group”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të turizmit dhe mjedisit, këshilli i ministrave
V e n d o s i:
1. Dhënien e statusit të veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “Dukagjini group”, sh.p.k.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.
K r y e m i n i s t r i
Edi Rama
Në mungesë dhe me porosi
Zëvendëskryeministri
Belinda Balluku


Lajmi kryesor:

Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë