Në 'arrest shtëpie'! Historia e dy të moshuarve në Fier: Dola për bukë s'e jam vetëm, kërkova ndihmë, bashkia nuk erdhi (VIDEO)

Nënë Jorgjie Taka, 80 vjeç jeton e vetme në një banesë në lagjen "Apollonia" në Fier pasi prej 14 vitesh bashkëshorti ka ndërruar jetë. E moshuara ka dy fëmijë, një vajzë e cila është e martuar dhe jeton me familjen e saj ndërsa djali ndodhet në Greqi. "Kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, vajzën e kam të martuar dhe me fëmijë, kurse djalin e kam në Greqi me familjen. Unë jetoj vetëm, burri ka 14 vite që më ka vdekur", tha 80 vjeçarja.

Për shkak të situatës nga koronavirusi qeveria ka vendosur që pensionistët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në një urdhër të dytë, ndërkohë ata që janë të vetmuar do t'u shërbehet nga autoritetet sociale shtetërore. Por nënë Jorgjie Taka thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe i duhet të shkojë vetë që të blejë bukën pasi nuk ka askënd që ta ndihmojë.

"Unë shkoj vetë të marrë bukë, se s'ka kush të marrë, unë nuk kam njeri", tha e moshuara. 80 vjeçarja tregon se në lidhje për pensionin e mori një punonjëse në telefon për t'ia dërguar në shtëpi, por "unë e marrë në bankë" tha ajo dhe për këtë shkak shkova e mora vetë.

"Jo askush s'më ndihmoi, për pensionin më telefonoi një vajzë dhe më pas thanë kush e ka në bankë duhet të shkojë ta marrë vetë dhe unë shkova", tha Jorgjie Taka. E pyetur nëse ka frikë nga koronavirusi, nënë Jorgjia thotë se nuk i trembet aspak. "Nuk kam frikë, pse të kem frikë, plak jam unë punë e madhe", tha 80 vjeçarja. 

Merushe dhe Bari Grabova, 92 dhe 90 vjeç, janë një tjetër çift të moshuarish të cilët jetojnë vetëm pasi nuk kanë fëmijë. 92-vjerçarja prej 5 vitesh ka probleme me gjymtyrët për shkak të problemeve nga diabeti. E pamundur për të lëvizur ajo thotë se vazhdimisht janë ndihmuar nga komshinjtë, por si pasojë e koronavirusit tashmë i duhet të qëndrojnë në shtëpi.

"Vetëm me plakun jam, më parë më ndihmonin komshinjtë por tani nga koronaviursi ata janë mbyllur brenda dhe unë jam vetëm", tha Merushe Grabova. Merushja tregon se ka telefonuar bashkinë për t'i ardhur në ndihmë, por shton se i kanë thënë që do i vijnë por deri me tani pohon e moshuara që s'ka ardhur askush në derë.

"I telefonova bashkisë i thashë të më ndihmojnë se jam vetëm se unë nuk dal dot jam e sëmurë nga këmba, më thanë do më ndihmojë por se di akoma", tha e moshuara.

E gjendur në një situatë të vështirë e vetmja zgjidhje që i është gjendur, është një shitëse e një supermarketi të cilës i ka kërkuar t'ia dërgojë ushqimet në shtëpi. "Një supermarket e mora në telefon që të më sjellë disa ushqime. Unë nuk kam asnjë njeri", tha e moshuara.

Për të moshuarit e vetmuar situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e tyre. Për shkak se edhe vetë nuk mund të dalin jashtë si masë për mbrojtjen nga koronavirusi. Ndërkohë autoritetet sociale shtetërore duhet t'i shërbejnë por në dy rastet e publikuara nga Report Tv ky fakt nuk ndodh, janë vetë të moshuarit ata që përpiqen të gjejnë një zgjidhje për të blerë ushqimet apo ilaçet.

1585663879_emoshuara.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erdhi dita Femijet lene vetem Prinderit. !: 31/03/2020 16:31

    Keqe e ne keqe ,,edhe per ata te Bashkise qe se kahe Ndimuar .. Akoma me keqe djali le Nenen vetem. ! Pfiuuu.. Nje Zote e din..,,mbase seshte raste i vetem. ? Zoti e ndimofte mbase dhe ndonje komshi me zemer te gjere nese injapin Ndime ! Fatekeqesiiii...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja