Qeveria katalanase ndërpreu sot fushatën për referendumin e 9 nëntorit për pavarësinë në kuadër të respektimit të legjitimitetit duke konfirmuar gjithashtu vendosmërinë për të përmbushur angazhimet e saj, pas pezullimit të referendumit nga Gjykata Kushtetuese spanjolle.

"Ne nuk mund t'u kundërpërgjigjemi funksionarëve", konfirmoi për shtypin zëdhënësi i qeverisë katalanase, Francesc Homs duke shtuar se vendosmëria e qeverisë është të vazhdojë drejt një referendumi.

"Ne jemi brenda një konteksti, sipas të cilit asgjë nuk ka përfunduar. Ekziston një procedurë mbi të cilën nuk mund të kalojmë. Por, vullneti ynë është të vazhdojmë dhe punojmë për të përmbushur angazhimet tona konform ligjit", konfirmoi zëdhënësi.

Këshilli Kushtetues pranoi dje shqyrtimin e një padie të Madridit kundër ligjit dhe dekretit katalanas destinuar për organizimin e një referendumi më 9 nëntor për pavarësinë e Katalonjës dhe pezulloi efektin e saj.

ATSH