Dita e premte (20 mars) do të jetë pushim për administratën qendrore dhe vendore. Vendimi është marrë nga qeveria nisur nga situata e koronavirusit, me qëllim parandalimin e përhapjes. Në vendimin që ka hyrë në fuqi, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se nëpunësit e administratës ngarkohen të kryejnë çdo detyrë që u ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë ose titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.
VENDIMI I PLOTE
Vendim për caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:1.
Caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit tjerë në administratën publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
2. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që u ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë ose titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.
3. Përjashtohen nga zbatimi i pikës 1, të këtij vendimi, punonjësit që janë personel shëndetësor.4. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Lajmi kryesor:
Pas rindërtimit, Ahmetaj caktohet ministër edhe për koronavirusin (Administrata pushim të premten)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 'Buka', Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor
4 Nëntor, 11:45
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator, 11:19
-
Shqiptarët paguajnë 130 mln euro për largimet e padrejta nga puna në shtet
5 Shtator, 15:43
-
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj shijon pushimet në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër! Gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës
23 Gusht, 20:48
-
Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari
30 Korrik, 14:33
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik, 09:55
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
29 Korrik, 13:54
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09
-
Inceneratori i Tiranës/ 8 urdhërarreste, asnjë i ekzekutuar! Mbështetësi i Ahmetajt me të tjerët pastruan 20 mln euro! SPAK: Zoto e Mërtiri ‘kokat’ e grupit kriminal
16 Korrik, 13:05
-
SPAK i firmosi urdhërarrest/ Ilir Dedja, biznesmeni nga Kavaja, doli garant për Arben Ahmetaj në Zvicër. I punësoi gruan Erjolën, me pagë 9 mijë franga në muaj
13 Korrik, 11:52
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, mes tyre edhe mbështetësi i Arben Ahmetajt në Zvicër! Janë firmosur dhe masa të tjera sigurie (EMRAT+ AKUZA)
13 Korrik, 09:50
-
'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera 'Partizani'? Kreu i SPAK: Berisha nën hetim pasuror (E PLOTË)
8 Korrik, 11:41