Qeveria akt normativ për bizneset që shkarkojnë ujërat e zeza në det, liqene e lumenj: Impiante brenda 90 ditëve, ose gjobë deri në heqje licence

Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ për menaxhimin e ujërave të zeza nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike.

Sipas këtij akti normativ të publikuar në Fletore Zyrtare më 5 janar 2024 të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike pranë zonave bregdetare, liqeneve apo lumenjve, duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza brenda 3 muajve të ardhshëm.

 “Subjektet që zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas pikave 1 deri 12, të nenit 2, të këtij akti normativ, në zonat bregdetare ose në bregun e liqeneve e të lumenjve (në vijim subjektet) kanë detyrimin që, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, vendosin impiantin ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura, sipas rregullores teknike, të miratuar me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për infrastrukturën dhe të ministrit përgjegjës për mjedisin”- thuhet në dokumentin e publikuar në fletoren zyrtare.

Nuk do të ketë më as gropa septike
Subjektet pranë zonave bregdetare apo liqeneve dhe kanë shkarkuar ujërat e ndotura në gropat skeptike duhet të marrin masa për të instaluar impiant me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura.

Po kështu të gjitha objektet që janë duke u zhvilluar ose ndërtuar në këto zona kanë detyrimin të bëjnë vendosjen e impiantit përpara marrjes së certifikatës së përdorimit.

Detyrimin për të vendosur impiantin ose sisteme individuale, me qëllim trajtimin e ujërave të ndotura sipas rregullave teknike e kanë edhe zhvilluesit e fshatrave turistike, sipas lejes së ndërtimit

Për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij akti normativ është ngritur një task forcë për një periudhë një vjeçare dhe mandati i saj mund të zgjatet me urdhër nga kryeministri Edi Rama.

Bizneset të cilat nuk zbatojnë ligjin, do të ndëshkohen me gjobë deri në heqjen e licencës. Ndërsa atyre që janë në proces ndërtimi, do t’u refuzohet leja.

Subjektet të cilat kapen me shkelje, do të gjobiten me një gjobë që mund të variojë nga 15 mijë euro në 26 mijë euro. 

Gjobat
Subjektet e kategorisë I: Gjobë nga 1 500 000  lekë deri në 1 850 000 lekë
Subjektet e kategorisë II: Gjobë nga 1 900 000 lekë deri në 2 200 000 lekë
Subjektet e kategorisë III: Gjobë nga 2 400 000 deri në 2 650 000 lekë
Për moszbatimin e detyrimit subjektet nuk marrin çertifikatën e përdorimit për objektin ose projektin e ndërtuar apo të zhvilluar

Kontrolli në terren dhe raporti në tetor
Task Forcë do të kontrollojë në terren nëse është vendosur impianti apo sistemi individual i trajtimit të ujërave të ndotura. Apo nëse është zëvendësuar gropa septike me impiant.

Pas masës administrative u lë afat 60 ditë subjekteve përkatëse për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura. Nëse nuk plotësohen standardet atëherë dënon me gjobë, me vlerë dyfishin e masës së vendosur ndaj subjektit përkatës herën e pare sqarohet më tej në këtë akt normative

Task Forcë do të krijojë një database me të dhënat e të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe shkarkojnë ujëra të ndotura të trajtuara dhe të patrajtuara pranë ose në ujërat larëse;

Me përfundimin e sezonit turistik, në fund të muajit tetor Task Force përgatit një raport për subjektet, për të cilat është marrë masa administrative dhe propozon heqjen e licencës, të lejes ose të autorizimit për kryerjen e veprimtarisë ekonomike pë rata që nuk kanë plotësuar standardet edhe pas vendosjes së masave administrative

Fshatrat turistikë
Në rastet e fshatrave turistikë apo komplekseve turistike zhvilluesi/ ndërtuesi brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, përcjell pranë Task-Forcës planin e masave për plotësimin e standardeve për trajtimin e ujërave të ndotura. Plani i masave nuk duhet të kalojë afatin 90 ditor, të vendosur në këtë akt normative

Nëse zhvilluesi I fshatit turistik nuk plotëson standardin e trajtimit të ujrave të ndotura atëherë në aktin normative parashikohet dhe përjashtimi I tij nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 vjet

“Task-Forca, pas vendosjes së masës administrative ndaj zhvilluesit, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij akti normativ, i propozon institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e procedurës për përjashtimin e zhvilluesit nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi për 5 (pesë) vjet, sipas parashikimeve në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim”, të ndryshuar” thuhet  në pikën 4 të nenit 9 të këtij akti normativ

Struktura e Task Forcë miratohet nga Rama
Task-Forcë do të jetë në varësi të titullarit të Agjencisë Kombëtare të UjësjellësKanalizimeve (në vijim AKUK). Struktura organizative dhe rregullorja e funksionimit do të miratohet me urdhër të Kryeministrit si dhe funksionimi i saj do të përballohet nga buxheti i shteti. Për kryerjen e funksionit në rast nevoje mund të mbështetet edhe nga policia e shtetit

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e aktit normativ, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Ministria e Brendshme miratojnë rregullat teknike.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plazhisti: 08/01/2024 11:27

    Tek shkembi i kavajes ne afersi te Besanit eshte puseta e UKD mbi rere qe derdh ujrat e zeza ne det. Ne kete rast gjobitet Ujesjellesi i Durresit? Po ne rastet kur fikin pompat ata te UKD dhe fekalet dalin permbi shetitore perpara Bleartit apo prapa Restorant Gertit kush do marre masat e duhura?

    Përgjigju
  • Iris: 08/01/2024 01:36

    Fillojeni zbatimin e ketij ligji nga Lana.

    Përgjigju
  • poli: 08/01/2024 01:22

    E DI QEVERIA QE DUHEN DEBORATORE,,OOR NUK E CAN KOKEN ,,SE I VJEDHIN PARATE ME BEQEN DHE KRIFCEN...

    Përgjigju
  • Tollo: 07/01/2024 21:24

    Shpejt u kujtuat e kemi mbushur detin plot me m** dhe me sh*** ne ketej nga Plazhi Ri ne Vlore

    Përgjigju
  • Scutari: 07/01/2024 20:35

    Do zbatohet pikë për pikë si ligji anti-duhan!

    Përgjigju
    • Bravo: 07/01/2024 22:47

      Haahhahaahahahahahahahah, je i madh, çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Korea e Jugut/ Kryetari i Parlamentit lajmëron largimin e policisë dhe ushtrisë nga godina

Korea e Jugut/ Kryetari i Parlamentit lajmëron largimin e policisë dhe ushtrisë nga godina