Qeveria masa për bizneset, Organizatat e Shoqërisë Civile i shtrojnë 5 kërkesa: Na trajtoni dhe ne njësoj

Qeveria masa për bizneset, Organizatat e Shoqërisë Civile i shtrojnë 5 kërkesa: Na trajtoni dhe ne njësoj

Organizata e Shoqërisë Civile, përmes medias, i kanë dërgua një letër qeverisë me 5 pika ku i kërkon ndihmën dhe t’i trajtojnë si çdo sektor tjetër ashtu si biznesi, në këtë situatë që ndodhet vendi.

Në kërkesat e tyre ato i kërkojnë qeverisë që t’i dali atyre për ZOT këto ditë, pasi shumë prej këtyre OJF-ve janë ofrues të shërbimeve sociale ndaj grupeve më në nevojë në Shqipëri dhe nuk kanë as donatorë, por paguajnë taksa si të ishin biznes.

Ndër kërkesat e tyre janë ndihma me pagat dhe sigurimet e stafit, falja e pagesave për energjinë elektrike dhe ujin, falja e taksave vendore,  shtyrje të afatit për dorëzim raportesh të ndryshme dhe të bilancit apo detyrimesh të tjera mujore  apo dhe ndihmesa me pagesën e qirasë.

Lexoni letrën e plotë të Organizatave të Shoqërisë Civile drejtuar qeverisë

Organizatat e Shoqërisë Civile i kujtojnë/kërkojnë QEVERISË SHQIPTARE, të mos i lërë jashtë skemave ndihmëse që qeveria parashikon të marrë për biznesin.

I nderuar SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,

I nderuar Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,

E nderuar Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Kryetare e KKSHC – Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile,

E nderuar Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë,

Ne, përfaqësues të disa Organizatave të Shoqërisë Civile, vlerësojmë si pozitive dhe të shpejta, masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe urojmë që Shqipëria të dalë sa me shpejt dhe me sa më pak humbje jetësh dhe dëme ekonomike nga kjo situatë, që fatkeqësisht ndodhi në një kohë kaq të afërt me tërmetin e datës 26 nëntor.

Nëse keni nevojë për ndihmën tonë, të stafeve dhe vullnetarëve tanë këto ditë, jemi të gatshëm t’i vijmë në ndihmë përpjekjeve të qeverisë për të kaluar sa me lehtë dhe në mënyrë efektive këtë situatë.

Duke ditur që qeveria shqiptare ka njoftuar që së shpejti do të prezantojë masat lehtësuese dhe ndihmuese për biznesin, dhe duke parë që në asnjë moment nuk po artikulohet sektori i OSHC-ve, vendosëm t’iu shkruajmë këtë letër kërkesë/kujtesë për të mos na harruar apo lënë jashtë.

Në kushtet e punës që jemi dhe nevojën për të reaguar shpejt, këtë letër momentalisht po e përcjellim tek ju përmes ndihmës së medias në vend. Do t’jua drejtojmë dhe me shkresë zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur, ose të paktën përmes postës elektronike, dhe lista e organizatave më poshtë besojmë do të shtohet.

Ne, po aq sa bizneset por ndoshta dhe më shumë se ta (pasi nuk jemi fitimprurës dhe sektori ynë nuk mbështetet financiarisht në formë të qëndrueshme nga qeveria) kemi nevojë të na dilni për ZOT këto ditë. Shumë prej nesh jemi ofrues të shërbimeve sociale ndaj grupeve më në nevojë në Shqipëri, dhe shumë prej nesh nuk kemi as donatorë. Disa prej nesh kanë donatorë sektorin e biznesit, por ndihma a tyre është anuluar ose pakësuar dhe si rrjedhojë e tërmetit dhe tashmë dhe për ta po bëhet e vështirë dhe për shkak të situatës së re.

Ju e dini që pavarësisht se jemi me status “OSHC“, ne paguajmë të njëjtat detyrime ndaj shtetit si të ishim biznes.

Ndaj lutemi të mos na harroni për sa më poshtë sipas mundësive:

-         Ndihmë për pagat dhe sigurimet e stafeve tona

-         Faljen e pagesave për energjinë elektrike dhe ujin

-         Faljen e taksave të ndryshme për këtë vit siç janë: taksa e pronës/godinës, taksa e tabelave, etj, pra çdo takse e detyrueshme ndaj qeverise dhe pushtetit lokal.

-         Shtyrje të afatit për dorëzim raportesh të ndryshme dhe të bilancit apo detyrimesh të tjera mujore (sigurimet që duhen paguar me dt 20 të çdo muaji) pasi jo çdo OJF ka mundësi të punojë apo të bëjë pagesa online.

-         Ndihmesë në forma të tjera siç është ndihma për pagesën e qirasë.

Masat sa më lart, i kërkojmë për periudhën që do të jemi pauzë/të pamundur për të dalë në punë dhe për të ofruar shërbimet tona.

Thënë ndryshe „NA TRAJTONI SI ÇDO SEKTOR TJETËR“ që planifikoni të lehtësoni brenda mundësive që keni.

Duke shpresuar që kërkesën tonë do ta merrni parasysh, ju urojmë punë të mbarë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parro: 18/03/2020 03:55

    E kishit adresuar me mire e PS letren. Meqe paski harruar presidentin

    Përgjigju
    • Aaa: 19/03/2020 00:17

      Po c'ka ne dore Presidenti ne lidhje me keto qe kerkojne keto? Apo ia kalon Ner Liçajt dhe i jep drejtim ai?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit