Mbledhja e Qeverisë në Fier, Rama: Herceptinë falas për të sëmurët me kancer

Qeveria është zhvendosur në Fier në mbledhjen e radhës. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka sqaruar vendimet që janë marrë nga paketa e investimeve për turizmin, te investimet në bujqësi, por edhe zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme dhe zgjidhjen përfundimtare për herceptinën, medikament për trajtimin e kancerit të gjirit. Sipas kreu të qeverisë, të sëmurët me kancer do përfitojnë herceptinën falas. 

Dy vendime të rëndësishme me impakt kombëtar janë marrë sot, së pari vendimi për listën e re të barnave të rimbursueshme, e cila është zgjeruar. Përveç 36 barnave të reja që do të rimbursohen nga shteti për të gjithë njerëzit në nevojë, do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe Herceptima një zgjidhje jetike për ilaçin e gjirit. Përveç se i shtrenjtë ishte edhe problematik, tanimë do të jetë tërësisht falas. Bëhet më në fund një premtim me peshë të madhe dhe më në fund nuk do të ketë më mungesë të Herceptimës për të gjitha gratë dhe vajzat.  

Edi Rama

Një vendim i rëndësishëm i qeverisë është edhe ai për fermerët. Sipas kryeministrit, ata me xhiro mbi 5 mln lekë nuk do paguajnë TVSH. Për këtë qëllim, Rama kërkoi bashkimin e fermerëve. 

Vendimi i dytë ka të bëjë me nxitjen e biznesit, kryesisht për fermerët. Kryeministri Rama tha se fermerët me xhiro mbi 5 mln lekë të reja do të përjashtohen nga pagimi i TVSH-së dhe për këtë arsye, ai kërkoi bashkimin e fermerëve për të kaluar këtë prag. Deri më sot për të gjithë prodhuesit bujqësor ka qenë një problem kapërcimi i masës 5 mln lekë të reja të xhiros për shkak të përfshirjes në TVSH. Ne ju themi të gjithë prodhuesve bashkohuni për të mos paguar TVSH. Për ata që do të kenë një xhiro më të lartë se 5 mln nuk do të ketë pagesë të TVSH-së. Është një nxitje e mëtejshme për të krijuar premisa për bashkime që janë të domosdoshme dhe që kanë më tepër impakt tek vlera e prodhimit bujqësor dhe tek fondet e Bashkimit Evropian.

Bashkohuni sepse është në interesin e çdo fermeri të bashkohet, është në interesin e ekonomisë bujqësore.  Së fundmi, dua të theksoj se po në këtë vendim për të nxitur sipërmarrje, ne kemi krijuar edhe fondin e sipërmarrje të reja me mbështetje drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, duke krijuar një tjetër instrument që duan dhe mund të shikojnë tek sipërmarrja si një mundësi punësimi. 

Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Inceneratori i Fierit, Rama: I hap rrugë prodhimit të energjisë 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Fieri, pas mbledhjes së qeverisë, se së shpejti do të ndërtohet inceneratori i përpunimit të mbetjeve për qarkun e Fierit. Në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet, kreu i qeverisë e listoi këtë si një prej vendimeve më të rëndësishme që u morën këtë të premte nga Këshilli i Ministrave.

“Një tjetër projekt është edhe administrimi i inceneratorit të rajonit të Fierit, që i jep zgjidhje përpunimit të mbetjeve urbane, por çel edhe rrugën e prodhimit të energjisë së gjelbër për zonën”. 

Edi Rama

Duke folur për naftëtarët, Rama tha se punonjësit e rafinerive do trajtohen ashtu siç e meritojnë si dhe do të kenë një kontratë pune. “Kemi ecur me pagesën e papunësisë dhe statusin e naftëtarit. Shpresoj që ky proces t finalizohet dhe që puna të fillojë normalisht e të mos kemi probleme. Është një vatër vulnerabël që gjithmonë mund të shkaktojë probleme”.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syrjahi: 20/04/2018 23:27

    SA HERE RAMA HAN DAJAK NGA POPULLI RAMA LESHON PE NGA FRIKA E POPULLIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023