Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se ndryshimi i ministrit të Drejtësisë do t’i shërbejë impulseve të reja për sa i takon reformës në drejtësi, por dhe luftës ndaj korrupsionit. Meta, i cili prej disa muajsh përdor frazën “impulse të reja” duke iu referuar ndryshimeve në qeveri, i pyetur nëse ky ndryshim do t’i hapë rrugën ndryshimeve të tjera, nuk e pohoi por as nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Padiskutim që ky ndryshim për të cilin duhet të falënderoj z. Naço që i hapi rrugën këtij ndryshimi, absolutisht që do t’i shërbejë impulseve të reja jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi dhe rritjes së transparencës dhe rolit të ministrisë së Drejtësisë por edhe në luftën ndaj korrupsionit dhe mendoj se është një lëvizje mjaft pozitive”, u shpreh Meta.
Kryetari i Kuvendit pas takimit me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi progres-raportin e KE-së për Shqipërinë, deklaroi për mediet se reforma në drejtësi do të rrisë investimet e huaja.
“Të përmbyllim procesin e dekrimalizimit dhe reformën në drejtë që do të jenë të rëndësishme jo vetëm për luftën ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit, por edhe për të përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe për të nxitur më tej investimet e huaja në Shqipëri”, deklaroi Meta. I pyetur sesa kohë do t’i duhen qeverisë të vënë në zbatim reformën në drejtësi, Meta tha se nuk mund të fliste në emër të mazhorancës për afate, por deklaroi se pasi Komisioni i Venecias të japë opinionin e saj nis puna për vendosjen e shtyllave kryesore të kësaj reforme.
Z. Meta, sa kohë do t’i duhet mazhorancës për të implementuar në mënyrë përmbyllëse reformën në drejtësi?
Meta: Nuk jam këtu për të folur në emër të mazhorancës, megjithatë do të bëjmë gjithçka për të ecur sa më shpejt në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proces. Pa asnjë diskutim, pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias, besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reforme në Parlament.
Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë a është një nisja e një vale ndryshimesh në kabinetin qeveritar. Ju z. Meta gjithmonë jeni shprehur se ka nevojë për impulse të reja?
Meta: Nuk mund ta them këtë, por pa diskutim që ky ndryshim, për të cilin dua të falënderoj edhe një herë z. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do t’i shërbejë impulseve të reja jo vetëm përsa i takon reformës në drejtësi. Jo vetëm përsa i takon rritjes të transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit, por edhe luftës kundër korrupsionit. Dhe në këtë plan absolutisht jam i bindur që është një lëvizje mjaft pozitive.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dorëheqja e Naços, takime intensive të ministrave me Metën dhe Ramën