Qeveria merr 4 vendime për rindërtimin! Ahmetaj: Të premten banorët e Shijakut që u dëmtuan nga tërmeti marrin lekët

TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar sot 4 vendime shumë të rëndësishme për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Bashkia e Shijakut është e para ku qytetarët e dëmtuar përfitojnë nga grandi i rindërtimit 512 mln lekë dhe shpërndarja e fondeve do të fillojë që ditën e premte.

Pas aplikimit të qytetarëve dhe vlerësimit nga ekspertët listat e përfituesve u miratuan nga Këshilli Bashkiak i Shijakut, ndërsa sot qeveria miratoi kalimin e fondit, që tani do u kalojë në llogari banorëve të prekur. Nga lista përfitojnë 1174 banesa individuale dhe 27 pallate, që nuk  do të shemben, pasi sipas ekspertëve mund të rikonstruktohen.

"Sot kaluam 4 vendime të rëndësishme për rindërtimin. Sot fillojmë zyrtarisht programin e grateve për bashkinë Shijak, që janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilave pësuan dëmtime që nuk e çojnë në domosdoshmëri shembjen banesën apo pallatin. Punimet mund ti bëjnë vetë apo me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ.

Të gjitha familjet e dëmtuara në Shkurt patën mundësi të aplikojnë në platformën 'Shtëpia ime'. bashkitë kanë vijuar me një proces vlerësimi të detajuar për cdo aplikim dhe zgjedhjen e përfituesve, që listat miraton në këshillat bashkiak, sikur ndodhi me Shijakun. Bashkia Shijak është e para që e finalizoi këtë proces. Në ditët që vijnë presim Tiranën, Durrësin, Kurbinin dhe të tjerat të përfundojnë procesin dhe të kalojnë listat në këshilla. Në Shijak janë 1174 banesa dhe 27 pallate që përfitojnë.

Qeveria miratoi fondin 512967289 lekë, i cili i shtohet bashkisë Shijak në buxhetin e miratuar për 2020 si transfertë e pakushtëzuar. Që do të thotë se që nga e premtja në mëngjes bashkia të firmosë pagesa direkte për 1174 banesat individuale dhe 27 pallatet. Masën e grantit familjet do e përfitojnë në llogaritë e tyre. Gjithashtu në ditët në vijim presim listën nga bashkia e Kurbinit. Bashkitë e tjera të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 mln dollarë do të jepen në vazhdimësi për të gjitha bashkitë.

Po sot miratuam në qeveri shpalljen e zonës për rikualifikim dhe Rindërtim pas pasojave të tërmetit në Parkun Arkeologjik të Durrësit. Vendimi i tretë është miratimi i marrëveshjes së Shqipërisë me Turqinë për ndërtimin e banesave në Laç. Në ditët në vijim do të firmoset me ministrin turk, Murat Kurum. Projekti është prezantuar publikisht.

I kemi kaluar të gjitha fazat, nga projekti i detajuar, deri te shpronësimet për banorët që preken. Atje do të ndërtohen 500 banesa, model i ri i zhvillimit urban. Vendimi tjetër është përdorimi i fundit të rindërtimit për financimin e hartimit të projekteve për lejet e ndërtimit. Ne kemi avancuar me ritme normale për rindërtimin për të rikthyer sa më shpejt qytetarët në shtëpitë e reja" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen