Qeveria miraton marreveshjen me BERZH


TIRANE, 3 dhjetor/ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme qe te miratoje në parim marrëveshjen e grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Veçantë të Aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit e Vlorës: asistencë teknike për mbështetjen e zbatimit të projektit në Shqipëri, në shumën 249 996 (dyqind e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëhere. /a.ke/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve