Keshilli i Ministrave ka miratuar me mbledhjen e sotme vendime ne fushen e marredhenieve nderkombetare.
Keshtu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të ndryshimit nr.3, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, "Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme".
Po ashtu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 5, 7 dhe 17, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Serbisë dhe anëtarëve të tjerë të Nismës për Reformën Arsimore të Evropës Juglindore (ERI SEE), për selinë e sekretariatit të ERI SEE. /a.ke/
/Shqiptarja.com