Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim.
15 personalitetet
Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është rritur ndjeshëm duke u bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.
"Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social", thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
-
Naim Gjoshi qe shkroi këngën mora fjalë e meriton
Përgjigju -
Po, pse jo, sidomos Frederik Ndocit, i takon, pse mos ta marri. Ka kaq vite e dekada qe jeton ne SHBA, se nuk ka mujt me jetu ne Shqiperi. Dhe normalisht e meriton nje pension te tille me motivacionin: " si qytetar nderi qe na na nderu jashte shtetit" Faleminderit per mirkuptimin!
Përgjigju -
Po natyrisht te gjith u kendojne bilbilave dhe bilbilat do shperblehen. Oj erdhi bilbili oj erdhi në lëmë… Askush nuk thotë oj lopë që na jep qumshtin mishin, lëkurën për këpucë ose o ka që terheq parmëndën e që na jep mishin lëkurën. Aferim Sulltan Hamiti me nishan na doroviti si nizami dhe zabiti. Aferim, Aferim.
Përgjigju -
Bravo pa Artist nuk ka jete ! Arti tregon shpirtin e kombit
Përgjigju -
Kadafi u jepte para popullit dhe mendonte se ata e donin.
Përgjigju -
Po Mësuesit apo Profesionistët e tjerë?!..Qoka të Sulltanit për ca të Rekomanduar,në kurriz të popullit!
Përgjigju -
Dakord me cfare baze perzgjidhen? Kush i cakton keto figura te spikatura? Nuk ka te tjere qe kane dhene kontribute ne kete vend, mesues, police, mjeke, inxhiniere, hidraulik?
Përgjigju -
Shumë mirë kini bërë, po si ka mundësi të mos i jepet një mjeku, një inxhinieri, një pedagogu, një oficeri policie karriere, një etj. Mos ta hapim thesin se do filloni me tatimorët, doganierët e do dilni tek dashnoret dhe dashnorët.
Përgjigju -
Vetem artistet marrin pension special i bie
Përgjigju -
Po mire ndonje shkencetar , ixhinier a ka...mjek a ? Lane kockat maleve, fabrikave...me mire ky te quhet pensioni artisteve dhe sportisteve....ky Cerga se di cfare ka bere...
Përgjigju -
I kenaqi Rama artistet!
Përgjigju -
Bukur per keto 10 fishime , mbas shume te tjereve me pare , por sikur pensionet kane fonde te reduktuara ,qe e gjora qeveri nuk po na jep dot me shume ne te tjereve dhe nuk ka asnje mundesi per njerezit me ne nevoje , qe nuk sigurojne jo veten nje ushqim normal , por as ilacet e moshes se tyre . Nuk ndjeheni sado pak keq pre gjithe kete mase te harruar nga qeveria , bile edhe nga ju Edi Rama ? Kujtoni se bonuset dhe 8.7 % ju ben ju dhe ne pensionisteve te lumtur , se jane zgjidhur problemet tona ? Ohhh sa turp duhet te ndjeni per kete masa te madhe pensionistesh .
Përgjigju -
Shenomeni dhe mua se nuk behet qameti. Tek e fundit sa do jetoj une pas marrjes se pensionit te posacem. Do e pyesni ju , cili eshte kontributi juaj?Kam shume kontribut vetem qe nuk jam person publik
Përgjigju -
Mbase për herë të parë personalitete që e meritojnë të gjithë.Bravo! Të më falni por shumë nga "mjeshtrat e mdhenjë,, të President Krrabës nuk ma mbushën mëndjen.
Përgjigju-
Po ky p.dhe same Frederiku don dhe 2 vjet me dal ne pensjon
-










Komente
Komento