Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Foto ilustruese

Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetike. Sipas vendimit të këshillit të ministrave, ky autoritet do të sigurojë nivel më të lartë dhe besueshmëri në përdorimin e sistemit elektronik.

“Autoritetit është të sigurojë një nivel të lartë të sigurisë kibernetike për rrjetet dhe sistemet e informacionit në Republikën e Shqipërisë, si dhe të garantojë siguri e besueshmëri në përdorimin e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara.”

Autoritetit, që do të jetë në varësi të kryeministrit, i janë lënë një sërë detyrash, nga hartimi i një strategjie për sigurinë kibernetike, te identifikimi e marrja e masave për sulmet e mundshme e deri te propozimi për shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike.

 “Autoriteti harton e monitoron zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike si institucion përgjegjës, identifikon, parashikon dhe ndërmerr masat e nevojshme për mbrojtjen ndaj kërcënimeve/sulmeve të mundshme kibernetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë kibernetike; Garanton sigurinë për shërbimet e besuara, në veçanti për garantimin e besueshmërisë dhe të sigurisë në transaksionet elektronike ndërmjet qytetarëve, subjekteve private dhe autoriteteve publike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike e private dhe tregtisë elektronike.  I propozon Kryeministrit shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike dhe masat emergjente për zgjidhjen e situatës”

Ky autoritet pritet të jetë hallka më e rëndësishme për sigurinë kibernetike dhe vjen në kuadër të masave që shteti ka marr pas dy sulmeve të mëdha në korrik dhe shtator nga hakerat nga Irani, vend më të cilin më pas Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?