Qeveria: Nuk do preket niveli
i pagës minimale të shqiptarëve

Qeveria: Nuk do preket niveli<br />i pagës minimale të shqiptarëve
TIRANE- Qeveria miratoi disa ndryshime ne VKM nr 1114 per kontributet e sigurime shendetesore dhe shoqerore. N deklaratë sqarohet se ndryshimet nuk prekin nivelin e pagës minimale për EFEKT KONTRIBUTESH, e cila ishte dhe vijon të jetë 19,024lek/muaj. 

Ky nivel page nuk ka lidhje me pagën minimale në shkallë vendi që është 22 000 lek në muaj. Dhe kjo e fundit ishte dhe vijon të mbetet 22.000 lek/muaj. Ndryshimet janë teknike dhe pasqyrojnë në thelb ndryshimet ligjore të miratuar në dhjetor 2013, (paketa fiskale) për sigurimet shëndetësore, e cila heq tavanin e pagës (5-fishi i pagës minimale) për llogaritjen e kontributit shëndetësor me shkallë tatimore (ishte dhe mbetet) 3.4%. 

Me ligjin e ri, kontributet shëndetësore paguhen mbi pagën bruto (e cila mund të jetë 110.500 lek/muaj, apo 123.000 lek muaj) me shkallë tatimore 3.4% (1.7% e paguan pronari dhe 1.7% punëtori). 

Me ligjin e vjetër që ishte në fuqi deri më 31 dhjetor 2013, kontributet shëndetësore paguheshin për pagat në nivelin jo më shumë se 5-fishi i pagës minimale (19,024 lekë) që shkonte rreth 95 mijë lekë/muaj. Pra, edhe nëse e kishe pagën 120.250 lek në muaj, paguaje kontribute për pagë jo më shumë se rreth 95 mijë lekë në muaj.
 
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni