Qeveria paguan shpenzimet e
gjyqit në Strasburg për Izet Haxhinë 

TIRANE - Qeveria ka njohur vendimet e gjykatës së Strasburgut për të dëmshpërblyer shtetasit shqiptar që kanë fituar gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e mërkurë nga Këshilli i Ministrave, në total rezultuan 21 vendime të marra nga Qeveria, ku 7 kanë të bëjnë me humbjen e shtetit shqiptar kundrejt palës paditëse. Shuma e cila duhet të dalë nga buxheti i Shtetit është rreth 241,500 Euro. Mes fituesve të çështjeve me shtetin shqiptar dhe në pritje të dëmshpërblimit është edhe Izet Haxhia, një ndër të pandehurit e procesit për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.
 
Gjithashtu Qeveria miratoi demshpërblimin për çështjen “Vogli kundër Shqipërisë” në vlerën 7500 euro.

.....
 

Izet Haxhia, një nga 3 të akuzuarit për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, do të dëmshpërblehet nga qeveria shqiptare me 1 mijë e 400 euro.
 
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës vendosi të ekzekutojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të marrë në nëntor të 2013-ës. Ky vendim citonte se Haxhia, ish truprojës së ish-presidentit Berisha, është gjykuar në rrugë të drejtë, por se meriton 1400 euro shpërblim për shpenzimet për cështjen “Izet Haxhia kundër Shqipërisë”.

Vendimi i nëntorit i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i hapi rrugën ekstradimit të Izet Haxhisë në Shqipëri. Haxhia iu drejtua Strasburgut në kohën kur ai ishte i burgosur në Turqi, në vitin 2006, në pritje të vendimit lidhur me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Përgjegjësia për ekstradimin e truprojës së ish-presidentit Sali Berisha, vijon tu mbetet autoriteteve turke, pasi Strasburgu me shuajti të gjitha dyshimet rreth ligjshmërisë së proceseve gjyqësore në Shqipëri

Në janar 2001, Prokuroria shqiptare kishte nxjerrë një kërkesë arresti ndaj Haxhisë, i cili kishte qenë më parë bodigard i ish-presidentit të Shqipërisë, lidhur me dyshimet e përfshirjes së tij në vrasjen e deputetit Azem hajdari dhe bodigardit të tij në shtator të vitit 1998.

U dënua me 25 vjet burgim me vendim të Gjykatës së Lartë në shkurt 2003. Izet Haxhia pretendonte shkelje të të drejtave të tij, gjatë proceseve gjyqësore në Shqipëri, mirëpo vendimi i Gjykatës së Strasburgut thoshte se “Aplikanti nuk ka paraqitur një kërkesë për dëmet. Gjykata i dha atij 1400 euro për kostot dhe shpenzimet”.

Mosardhja e Haxhisë nga Turqia përbën skandalin e radhës për politikën shqiptare, pasi pushteti i asaj kohe i dha hapësirë arrestimit të tij, bashkë me Aldo Baren, në Turqi, ku vetëm ky i fundit u ekstradua, për t’u gjykuar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)