Para se të kryejë aktin e dekretimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, presidenti i republikës Ilir Meta i kërkon prokurorisë së përgjithshme informacion për ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në shkresë, Meta kërkon informacione nëse kandidatët e propozuar janë në procese gjyqësore, apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u nisur hetime ndaj tyre.

Në shkresën të cilën Report Tv e disponon, renditen emrat e 16 ministrave, për të cilët kreu i shtetit i është drejtuar organit qendror të akuzës për informacione, por pa cënuar sekretin hetimor. 

Nëse i keni këto të dhëna kërkojnë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretarja e përgjithshme e presidencës Ornela Zonja.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Ndërkohë, përbërja e qeverisë së re u bë publike të enjten e 2 shtatorit dhe pritet të dekretohet, pasi presidenti Meta të marrë përgjigje nga prokuroria lidhur me kërkesën e tij. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj. Rama ka vendosur të rikonfirmojë 10 ministra, ndërsa largohen Brace, Majko, Shalsi, Klosi, Gjonaj dhe Denaj.

Ministritë mbeten të njëjta, ndërsa shkrihet ajo e Shtetit për Diasporën dhe shtohen 2 ministri të tjera të rejapa portofol. Për herë të parë në qeveri vjen Ulsi Manja që drejton ministrinë e Drejtësisë. Sa i përket ekipit të ri të Partisë Socialiste ndryshimi i rëndësishëm ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Gjiknuri i ka marrë kështu vendin Taulant Ballës si numri 2 i PS.

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3';

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Shkresa e dërguar në prokurori