Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaroi se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “qëllimisht po mashtron, para së gjithash, opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar, se në Bruksel të enjten do të diskutohet për marrëveshjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme.
“Hoti mund vetëm të ëndërrojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe çdo ditë është më larg saj. Ai dhe Isa Mustafa mund t’ia njohin vetëm njëri-tjetrit”, tha Gjuriç.
Gjuriç tha gjithashtu se “në takimin e Brukselit, në rend të ditës fillimisht do të jenë detyrimet e Prishtinës të marra përgjatë dialogut të deritashëm në BE, pastaj përpjekja për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është ajo që shqetëson njerëzit e zakonshëm, si dhe çështja e personave të zhdukur, që është një borxh ndaj familjeve të viktimave”.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha dje se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i karakterit teknik por atij politik.
“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është përcaktuar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti.
Kryeministri theksoi se nuk do të ketë dialog teknik, por vetëm politik për njohje reciproke.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03
-
Bruksel/ Një burrë me thikë tentoi të hyjë në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia
6 Janar, 16:27
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor 2024, 21:26
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50