Shkeli masat anti COVID në mënyrë të përsëritur/ Qeveria shqiptare shpall 'NON grata' diplomatin rus! Mediet e huaja: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje

Shkeli masat anti COVID në mënyrë të përsëritur/ Qeveria shqiptare shpall 'NON grata' diplomatin rus! Mediet e huaja: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje

Ministria e Jashtme

TIRANË- Qeveria Shqiptare ka shpallur “NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin rus Alexey Krivosheev, me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, thuhet se në drejtim të Krivosheev ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme dhe pavarësisht paralajmërimeve të bëra, diplomati nuk ka reflektuar, madje ka vijuar me sjelljen e tij neglizhuese. Një gjë e tillë, sipas ministrisë ka nisur që në prill të 2020, në muajin e parë të pandemisë, si edhe ka vijuar edhe në fillim të këtij viti, pavarësisht paralajmërimeve të shumta që kishte marrë.

Për këtë arsye, qeveria shqiptare urdhëron Krivosheev të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve, duke kërkuar mirëkuptimin e palës ruse lidhur me këtë vendim.

“Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo. Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona", thuhet në njoftim. 

Mediet ruse shkruajnë se ambasada Ruse në Shqipëri konsideron të pabaza akuzat ndaj diplomatit rus, Alexey Krivosheev, të dëbuar nga qeveria shqiptare me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID.

Duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, mediet ruse shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme
Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.

Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve. Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo. Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Qeveria shqiptare shpalli diplomatin 'non grata', mediet ruse: Ambasada i konsideron akuzat të pabaza! Tirana bëri 2 shkelje

Mediet ruse shkruajnë se ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron të pabaza akuzat ndaj diplomatit rus, Alexey Krivosheev, të dëbuar nga qeveria shqiptare me argumentin se ky i fundit ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të gjitha masat anti-COVID.

Duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, mediet ruse shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

"Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të dhëna në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie në kundërshtim të ashpër me praktikën ndërkombëtare diplomatike. Ministria e Jashtme ruse është njoftuar", tha misioni diplomatik për agjencinë ruse.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/01/2021 02:58

    S'jane shkaqe, por sebepe !Shteti e di ku i pikon catia !

    Përgjigju
  • blerta: 21/01/2021 19:10

    Zonja ministre shko nje here ne pune pa makine qe te shikosh se shumica e njerezve nuk vendosin maska se jeni bere si bllokmene ecni vetem me maine. Por nqse ju e keni bere kete diplomat non grata per arsye te tjera si veprimtari spiunazhi e tje. keni te drejte.

    Përgjigju
  • lolita: 21/01/2021 19:06

    Ne qofte se ky diplomat shpallet non grata vetem se nuk ve maske eshte veprim i nxituar dhe turp sepse sa here qe te dali pa maske mund ti vendosin gjob. Por nqse behet non grata per veprimtari te tjera te pa lejushme eshte bere mire. Them qe jane treguar te nxituar sepse gjysma e popullsise nuk vene maske sepse keshtu u thone partite e Monave etj. Po te ish ndonje diplomat i BE me siguri qe nuk do ta benin kete veprim prandaj duhet te trajtohen te gjithe njelloj deri sa ke ambasade dhe ne fund te fundit Rusia eshte nje vend i madh qe nje here ne nje kohe kemi qene miq pavarsisht politikes...... Shqipetaret me Ruset jane lidhur e krijuar familje si Avni Mula, Dritero Agolli e plot ushtarak qe diktatori Enver i burgosi e i vrau.

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/01/2021 18:57

    Po Po tani duhet të t’i harrojm vaksinat për shkak të diplomatëve Rus...!!! Si nuk e harruan komunizmin këta njerëz...???

    Përgjigju
  • Dory: 21/01/2021 18:44

    Lajm sensancional... Duhet te impresionohem??? Nje diplomat rus nuk respekton rregullat anticovid.. Po me astir a mund te kontrolloni qe pas ores 22 ka lokale hapur, njerez qe dalin si pa te keq pa maska, police (edhe keta pa maska) qe ndalojne makinen e ja shtrojne muhabetit per 7 pale qejfe e nuk vendos in asnje gjobe... U tronditem nga ky lajm se shqiptaret te gjithe i respektojne masat anticovid

    Përgjigju
    • Dory: 21/01/2021 23:37

      Zoti Qytetar asnje presje nuk i heq komentit tuaj... Ja ska pese minuta qe morì flake nje apartament ne astir te gjithe njerzit si miting jashte pa maska ngjit me njeri tjetrin dhe nuk pashe asnje polic qe ti thoshte gje

    • Qytetar: 21/01/2021 19:41

      Po do jete ndonje spiun moj Dory, edhe i kane gjetur nje sebep per ta perzene. Si thua ti, ka ndonje diplomat rus ne Tirane qe nuk punon per sherbimet sekrete?

  • Genci: 21/01/2021 18:38

    Edhe Monika Kryemadhi shkel ne menyre te hapur cdo mase anti-covid te deklaruara nga Ministria e Shendetesise,qysh nga prilli 2020 e ne vazhdim. Kur do ta shpallim persona Non -grata???? Dicka fshihet me diplomation rus sepse kjo arsye per largim eshte qesharake.

    Përgjigju
    • Lope Miredita: 21/01/2021 19:28

      Të luash shah në terren të ligjshëm! Askush nuk do të interesohet nëse dëboni Monikën! Por dëbimi i një diplomati rus është i barabartë me dëbimin e 2 ose 3 diplomatëve shqiptarë nga Moska nga Putini. Kjo po sjell matematikisht një rezultat që 2 miqtë e Ramës nga Tirana kanë përgatitur bagazhet për të shkuar në Moskë.

    • Labi000: 21/01/2021 18:50

      Po behen eskortat e amerikanskit. I thon amerikansket do besh kshu edhe kta nxjerin gjuhen jasht edhe tundin bishtin si qen servil

  • hysni bushi: 21/01/2021 17:51

    me e keqja ne morte famjljet dhe vrasesit shperbleheshin dhe drejtesia ndalohej te vepronte-

    Përgjigju
  • Tutu: 21/01/2021 17:38

    Shtet karagjoz...

    Përgjigju
  • [email protected]: 21/01/2021 17:26

    Drejtesia eshte nje fjale e madhe ,por keyu ska per te pas drejtesi po nuk pati patriote (jo ekstremiste)une e di dhe jam i bindur q cdo gje eshte pazar dhe pazar.te gjithe .po nuk paguan per tradhetite qe i kan bere ketoj vendi nuk do te kete drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit