Qeveria, shtesë fondi prej 29,4 milionë lekë në kuadër të vizitës së Para Françeskut në Shqipëri

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme:


3. Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t'i shtohet fondi prej 29 400 000 (njëzet e nëntë milionë e katërqind mijë) lekësh, i ndarë, si më poshtë vijon:

a) 8 748 128 (tetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të shtesës së punimeve në zbatim të projektit "Për ndërhyrje rehabilituese në sheshin "Nënë Tereza"";
b) 10 578 262 (dhjetë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë fondi në zbatim të projektit "Për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri" si dhe aspektet organizative e protokollare të ceremonialit të vizitës së Papa Franceskut;
c) 1 673 610 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve "Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë Papa Françesku";
ç)  8 400 000 lekë (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për realizimin ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.

4. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2014.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi. /a.ke/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A