Qeveria ka vendosur të shtojë fondin për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturës publike, duke e çuar në 12.3 miliardë lekë. Në VKM e miratuar ditën e sotme 12.3 miliardë lekë është fondi i përcaktuar që do të shkojë për financimin e fazës së parë për rikonstruksionin dhe ndërtimit të infrastrukturës publike, pjesë e procesit të rindërtimit të banesave individuale, në 8 bashki të vendit. Konkretisht ky fond do të përdoret për zhvillimin në bashkinë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.
Vendimi i miratuar ditën e sotme ndryshon VKM e datës 16 prill, ku fondi që do të përdorej për rindërtimin e banesave që ishte në vlerën e 7.2 miliardë lekë, duke shtuar edhe një tjetër mbi 5 miliardë lekë. Kjo vlerë financiare do të ndahet mes dy njësive zbatuese Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës.
Konkretisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të marrë 3.975 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë, dhe Bashkia Tiranë do të marrë 8.4 miliardë lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë.
Po ashtu ndryshime ka pësuar edhe VKM e marsit, ku janë bërë disa rialokime të reja fondesh, në mënyrë që këto dy njësi zbatuese, të vijojnë procesin e rindërtimit, si të banesave individuale ashtu edhe restaurimin e infrastrukturës publike.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50%
-
Të gabuar
16.7%
-
Nuk e di
33.3%
Vota total: 6
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor 2024, 17:00
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor 2024, 16:39
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor 2024, 16:36
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
SPAK merr në pyetje Dritan Agollin, kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (VIDEO)
12 Nëntor 2024, 16:17
-
Delvinë/ Banorët kontribuojnë për kthimin në identiteti të kishës bizantine
9 Nëntor 2024, 17:15
-
'Shkundja' e tërmetit ende pasoja në buxhet! Në 5 vite rindërtim, kostoja 920 mln €
7 Nëntor 2024, 16:01
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor 2024, 10:10