Mbrëmjen e sotme bëni mirë ta kaloni duke vështruar qiellin, pasi premton të na ofrojë një spektakël të vërtetë.
NASA ka bërë të ditur se mbrëmjen e 12 gushtit do të kulmojë shiu i madh i meteorëve, ku sipas shkencëtarëve qindra meteorë do të vijëzojnë qiellin, e shumë prej tyre mund të shihen me sy të lirë përreth botës.
Shiu i Perseidëve, siç quhet grupi i meteorëve që shkëputet nga bishti i kometës Swift-Tuttle, ndodh çdo vit në muajt korrik e gusht.
Këtë vit pritet të bien 150 meteorë në orë do të thotë 2-3 për minutë, ndërsa në Tiranë pritet të bien 40 meteorë në orë, dhe ju duhet të drejtoni sytë nga horizonti për ti parë.
Ekspertët thonë se aktiviteti do të kulmojë pranë mesnatës, por sipas tyre shikueshmëria do të jetë shumë më e ulët këtë vit pasi hëna nuk do të jetë e plotë.
Megjithatë Robin Scagell, zëvendëspresidenti i shoqërisë popullore për astronominë tha se shpreson për një spektakël të denjë..
Shiu i perseidëve e ka marrë emrin nga pika në qiell ku ky meteor shkëputet, konstelacioni i Perseusit. Ai ka marr emrin e heroit të mitologjisë greke që mundi meduzën duke i prerë kokën prej gjarpri.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com