Pas ritualit të 13 të martave, mijëra besimtarë do kalojnë natën në kishën e Laçit! Kremtohet Festa e Shna Ndout! Trafik i rënduar, besimtarët: S'bëhet fjalë të kthehemi pas

LAÇ- Kulmon sot në mbrëmje dhe mëngjesin e ditës së nesërme pelegrinazhi i 13 javëve në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Gjatë gjithë ditës së sotme mijëra pelegrinë i janë drejtuar vendit të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Shumë prej tyre e kalojnë natën pranë ambjenteve të kishës.

Report Tv sjell pamje nga Kisha e Shna Ndout ku qindra makina në radhë i drejtohen kishës. Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë.

Ndryshe nga një vit më parë ku besimtarët e kanë mbajtur pelegrinazhin nën masat anti-COVID, këtë vit ata janë më të lirë pasi lejohen grumbullimet.

Rituali i 13­ të martave
Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13-­të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar. Të gjithë besimtarët përshkojnë këto pjesë të shenjta të pelegrinazhit me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit në vendin për të cilin mendohet se ka kaluar Shna Ndou.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Festa e Shna Ndout, Meta: Paqe dhe mbarësi në çdo familje

Presidenti Ilir Meta ka uruar Festën e Shna Ndout. Në një postim në 'Facebook' Meta shkruan se u bashkohet lutjeve të besimtarëve për më shumë shëndet, paqe e mbarësi në çdo familje.

"Në këtë Natë të Bekuar u bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe pelegrinëve të Kishës së Laçit për sa më shumë shëndet, dashuri në zemrat tuaja, lumturi, jetë më të begatë, paqe dhe plot mbarësi në çdo familje!  Shna Ndou ju ndihmoftë", shkruan Meta.

Ora 22:28
4 orë në trafik, besimtarët: S’bëhet fjalë të kthehemi, do shkojmë te Kisha e Laçit

 

Qytetarët shprehen të bindur që të shkojnë te Kisha e Laçit, përtej trafikut të rënduar. Një qytetare ka 4 orë që pret në trafik., por kjo nuk do e kthejë pas, thotë ajo për mikrofonin e Report Tv.

“Erdhëm nga Kisha po shkojmë në shtëpi, ka shumë trafik, kemi 20 minuta që po presim këtu, dita e Shna Ndou na ndihmoftë”, tha një qytetar.

“Kemi 4 orë, vijmë nga Berati, është vend i mirë, ndonëse ka trafik do shkojmë”, tha një tjetër qytetare.

Kam 4 orë, do shkoj në Kishë, vij nga Burreli, trafiku fillonte që nga Tirana, s’bëhet fjalë të kthehemi”, shprehet një tjetër.

Ora 22:16
Pelegrinazhi tek Kisha e Shna Ndout, krijon trafik prej 4 orësh në Laç

Pelegrinazhi tek Kisha e Shna Ndout krijon trafikun në Laç. Prej 4 orësh vijon radha e automjeteve nga autostrada deri në qytet. Shkak për këtë situatë është bërë dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti në këtë qytet.

1623529429_Screenshot3.jpg

1623529470_Screenshot4.jpg

Pamje nga trafiku i krijuar
Ora 11:49
Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë

Më 12 dhe 13 qershor përfundon pelegrinazhi i 13 të martave, në Kishën e Shna Ndout në Laç. Policia ka marrë masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, ku disa kryqëzime që të çojnë drejt Kishës do të kufizohen për automjetet private. Do të lejohen vetëm automjetet e transportit publik, të kishës, të personaliteteve shtetërore dhe emergjencave.

Përfundimi i pelegrinazhit 13 javor, përkon me festën e Shna Ndout.

Nga 12 qershori ora 08:00  deri në 13 qershor ora 24:00  kufizohen segmentet:

“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout

“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

 Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lidia: 13/06/2021 23:16

    Po kjo kishe eshte ndertuar per nder te Shen Vlashit dhe emertimin e ka si kisha e Shna Nout (Shen Antonit ose Andonit). Si eshte e mundu kjo?!!...

    Përgjigju
  • fation: 13/06/2021 16:57

    Kjo feste e ky vend ka diçka qe 'nuk shkon'. Te gjitha jane te shenuara me numra ters. Numri 13 eshte gjithandej, (13 jave) e dita e shenuar e festes perkon prap me 13 Qershor. Si edhe jane 13 'te marta' qe nga te gjithe e kudo permendet e thuhet si 'dite ters'... Keto koinçidenca jane pak te çuditshme... Apo jo?.......

    Përgjigju
  • Artan: 13/06/2021 02:51

    Ju nimoft kjo nat juve edhe te gjith ato si nuk kishin munsi te ishin ne at ven te shejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale