Fluturimi i dhjetëra pasagjerëve është shtyrë këtë të premte në aeroportin e Rinasit, për arsye të paqarta.

Kanë qenë pikërisht ata të cilët kanë ngritur shqetësimin në Report TV, pasi deri më tani askush nuk u ka ofruar informacion për arsyet e shtyrjes apo se kur do të mund të nisen.

Madje, një pasagjer është shprehur se kompania “TUI” ku kanë prerë edhe biletat, ka deklaruar se do të ndryshojnë vetëm aeroport për fluturimin dhe se do t'iu duhet të presin edhe 2 orë të tjera për të udhëtuar drejt Brukselit.

Fluturimi i anulluar dhe pasagjerët duke pritur në aeroport