Qindra qytetarë në Tiranës kanë zgjedhur Ditën e Verës për të vizituar dy muzetë e dikaturës
BunkArt 1 e BunkArt 2. Një pjesë e tyre që kanë shkuar të vizitojnë BunkArt 2, muzeun kushtuar viktimave të komunizmit në qendër të Tiranës, janë shprehur se dita e pushimit të festës ka qenë një rast i mirë për të parë këtë muze.
Po çfarë i shtyn vizitorët e moshave të ndryshme që një pjesë të ditës festive t’ia dedikojnë muzeut të diktaturës?
Një pjesë, që e konsiderojnë veten nostalgjikë të kohës së komunizmit shprehen se kanë ardhur nga kurioziteti të shohin nëse janë të vërteta ato që thuhet se kanë ndodhur në diktaturë.
“Sinqerisht më tepër na shtyu kurioziteti të vijmë, të shikojmë se mbase nga e kaluara mund të kuptojmë çfarë ka ndodhur në Shqipëri dhe pse jo, jemi pjesë e asaj të kaluare. Normalisht erdhëm thjesht të shikonim si funksionon, nëse është e vërtetë, s’është e vërteta”, shprehet një vizitor.
Disa të tjerë shprehen se vijnë për të parë që të mësojnë më shumë për historinë, duke qenë të sigurt se historia e kohës së diktaturës ende nuk është shkruar.
“Shpresojmë të jenë të shkruara të gjitha këto dituri që na i japin, disa edhe mund të mos jenë të shkruara”, thotë një tjetër.
Të tjerë vizitorë ndihen të befasuar nga dokumentet dhe faktet që ofron BunkArt 2.
“Gjëra që më befasuan kishte sepse sado që i kemi dëgjuar i kemi dëgjuar në mënyrë sipërfaqësore ose me jo me detaje. Torturat e asaj periudhe vërtetë të rënda.”
“Na preku çdo pjesë e BunkArtit që kanë hapur deri sot, edhe për t’iu treguar fëmijëve", thonë ata.
Fëmijët kanë ardhur të shoqëruar me prindërit dhe kanë kuptuar më shumë se ç’pritej nga këto fakte dhe dokumente. Për ta janë gjëra të rënda ato që kanë ndodhur në diktaturë dhe thonë se nuk duhen përsëritur kurrë.
“Tek BunkArti na treguan të gjithë historinë.” “Goxha përshtypje e keqe sepse kishte shumë gjëra me pushkë dhe gjëra të këqija që nuk më pëlqyen. Kam një mesazh kundra dhunës dhe që të gjithë të jemi të barabartë, të mos ketë persekutime dhe gjëra të ngatërruara si këto”, shprehen ata.
Gjatë kësaj dite nuk kanë munguar edhe vizitorët e huaj, të cilët qëndrojnë zakonisht më gjatë se vendasit para fakteve, dokumenteve historike dhe projekteve artistike që japin mesazhe për diktaturën në muzeun BunkArt 2, kushtuar viktimave të komunizmit.
[gallery]21448[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09