Qershori është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit, si muaji i letërsisë për fëmijë. Drejtoresha Alda Bardhyli rrëfen detajet e fondit, që ka në fokus mbështetjen e shkrimtarëve që shkruajnë në këtë gjini të letërsisë.
“Përtej maratonës së leximeve dhe diskutimeve, QKLL ka hapur edhe fondin për fëmijë, për ata autorë, që shkruajnë këtë gjini letrare. E dimë se viteve të fundit prurjet në këtë gjini s’kanë qenë të mëdha. Prandaj, qëllimi i QKLL është që të frymëzojë autorët që të shkruajnë letërsi për fëmijë”.
Vëmendja e Bardhylit është që rrisim edhe edukojmë fëmijët përmes leximit sot, sepse vetëm kështu do të arrijmë të kemi një shoqëri më të formuar edhe rezultate pozitive tek brezat e ardhshëm nesër.
“Është shumë e rëndësishme, që leximi të nisë që fëmijë, prandaj ky do të jetë një nga prioritetet tona”, thotë drejtoresha e QKLL.
Por, përpos kësaj fondi që u akordohet kësaj here autorëve, synon gjithashtu, që kështu të rrisim shkrimtarë, që shkruajnë letërsi për fëmijë. Por, as interesi i treguar nga autorët e traditës, si Gaqo Bushaka, nuk ka munguar.
“Do doja që të kishte më shumë autorë të rinj, por emrat që shkruajnë këtë letërsi janë kryesisht emra të traditës. Sapo e shpallëm muajin qershor, muajin e letërsisë për fëmijë dy autorë, si Gaqo Bushaka dhe Astrit Bishqemi erdhën në ambientet tona, edhe dorëzuan dy dorëshkrime shumë interesante”, përfundon Bardhyli.
Fituesit do të vlerësohen me vlerën prej 160.000 lekë. Ndërsa, aplikimi përfundon në datën 15 korrik.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit 'Lumo Skëndo' me 'Apostulli-n': Ju rrëfej miqësinë e shkurtër të Fan Nolit me Mit'hat Frashërin, vizita e tyre në Gjenevë në 1921
11 Prill, 17:02
-
Italo Calvino, bota e mjeshtrit italian në ilustrime! Në Qendrën e Librit ekspozita me 31 punime të përzgjedhura nga 500 artistë nga e gjithë bota
18 Tetor 2023, 17:07
-
Poeti Laureat 2023, Alda Bardhyli dhe fituesi i parë Rudolf Marku 'përplasen' për Jurinë! Poeti: Nuk njohin veprën e kandidatëve, unë u tërhoqa! Drejtorja e QKLL: E zëvendësova!
6 Tetor 2023, 21:58
-
‘Tetori i Letërsisë’ mbledh intelektualë në aktivitetin dedikuar shkrimtares Majlinda Rama! Studiuesit: Emër që tejkalon lexuesin fierak
26 Tetor 2022, 17:25
-
Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?
6 Tetor 2022, 12:44
-
Tetori ‘i vakët’ i Librit! Nga konflikti i Festivaleve te TVSH-ja, institucionet pa platformë. Ministrja: Biblioteka t’i kalojë Qendrës së Bardhylit
4 Tetor 2022, 17:30
-
Bushaka, Fagu e pensioni special që u mohohet prej vitesh! Papagjoni i ashpër me komisionet që lënë artistët në pritje
14 Gusht 2022, 19:01
-
'Pse hiqet nga shkolla leximi jashtë klase?', Gaqo Bushaka kritik për librat e keqpërkthyer! Adelina Mamaqi: Më dhëmb letërsia, mungon revista për fëmijë
27 Qershor 2022, 16:55
-
Mbahet për herë të parë në Akademi të Shkencave, Panairi Mbarëkombëtar i Librit Shkencor dhe Akademik, Sinani e Tole: Ekspozojmë mbi 2 mijë tituj, e 50 përurime!
21 Prill 2022, 19:43
-
Promovohet libri “politika dhe ide” i Valentina Leskajt! Politikania e njohur: S’ka kulturë bashkëpunimi, po vjen duke u shuar vija ndarëse mes PS dhe PD
17 Qershor 2021, 12:48
-
'Otello' i Ben Blushit përkthehet në greqisht, vepra shihet dhe si një parashikim i kohës në të cilën po jetojmë
31 Maj 2021, 14:49
-
Kadare dhe Flloko, kur dy shqiptarë të mrekullueshëm recitojnë Majakovskin së bashku në një makinë (VIDEOLAJM)
27 Maj 2021, 20:18