Qofte me kungull dhe djath në furrë
Përbërësit:
4 kunguj të njomë

70 gr djath Provola
1 thelpi hudhër
250 gr rikota
2 lugë gjelle parmixhano I grirë
2 lugë gjelle majdanoz I grirë
2-3 gjethe borzilok
kripë dhe piper të zi
1 vezë
5 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë mirë kungujt dhe i grijmë ato në rende ( nga pjesa më e trashë) duke mos e grirë pjesën e brendshme me fara. Po në atë pjesë të rendes grijmë dhe djathin Provola dhe bashkojmë të dy përbërësit në tas kungujt e grirë, djathin Provola grijmë hollë 1 thelpi hudhër në tas dhe shtojmë rikotën dhe 2 lugë gjelle parmixhano të grirë dhe 1/2 tufë majdanoz dhe 2-3 gjethe borzilok, kripë, piper të zi, 1 vezë i përziejmë me pirun shtojmë 3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë. I përziejmë sërish të gjithë përbërësit me priun. Vendosim në tryezë 1 letër pjekje dhe e spërkatim me pak bukë të grirë gjithashtu dhe 2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë e lëmë mënjanë. Formojmë brumin e përgatitur de e veshim nga jasht me bukën e grirë. I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. E spërkatim pak tepsinë ku kemi shtuar letër pjekje. I spërkatim me pak vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 175 gradë për 25 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

